Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Olympiastadion”, nga propaganda Naziste tek triumfet e mëdha të futbollit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Olympiastadion”, nga propaganda Naziste tek triumfet e mëdha të futbollit

Një garë legjendare vrapimi para syve të Hitlerit. Një ndeshje historike bejzbolli. Goditja më e famshme me kokë në sport. Guns N’ Roses dhe NFL Europaine. I projektuar nga Werner March, babai i të cilit, Otto, ka qenë arkitekti i një stadiumi të ndërtuar më përpara në të njëjtin vend, impianti prej 120.000 vendesh “Olympiastadion” është përfunduar në 1936-ën si pjesë e përhapjes së propagandës Naziste nëpërmjet një plani arkitekturor.

Hitleri ka qenë i pranishëm në Lojërat Olimpike në 1936-ën, dhe në ceremoninë titanike, të pasqyruar edhe në dokumentarin e Leni Riefenstahl “Olympia”, është shfaqur për herë të parë kalimi dorë më dorë i flakës olimpike. Publiku ka bërë disa herë përshëndetjen naziste, me atletët që janë përgjigjur shpesh në të njëjtën mënyrë, edhe ata të Francës që shumë shpejt do të ishin në luftë me Gjermaninë.

Në këtë impiant janë zhvilluar evenimente të ndryshme gjatë Lojërave Olimpike të 1936-ës, duke përfshirë edhe finalen e futbollit, të fituar nga Italia, edhe finalen e hendbollit, që në atë kohë luhej në vende të hapura dhe çdo ekip kishte 11 lojtarë.

Por mbahet më shumë mend për qëndrimin e Jesse Owens, i cili ka turpëruar Hitlerin duke fituar garat e 100 metrave, 200, kërcimin për së gjati dhe 4×100 kundër skuadrës gjermane. Hitleri nuk përgëzoi asnjë nga atletët me ngjyrë që fituan atë ditë, por gjeti kohë për hedhësit e çekiçit gjermanë. Pavarësisht teorive gjermane për një superioritet racial, Owens, nip skllevërish, ka thënë se është rrethuar nga fansa që donin autografin e tij. Një rrugë afër stadiumit tani njihet si “Rruga Jesse Owens”.

Një prej evenimenteve historike ka qenë edhe ndeshja mes dy ekipeve amatore të bejsbollit amerikan gjatë Lojërave. Rreth 100,000 njerëz kanë qenë të pranishëm duke e bërë atë ndeshjen e bejsbollit më të ndjekur në botë.

“Olympiastadion” shpëtoi pa asnjë dëmtim serioz gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa Gjermania u bë Gjermania Perëndimore dhe Berlini u bë Berlini Perëndimor, stadiumi iu nënshtrua asaj që tani quhet “pastrimi ndaj infektimit nazist”. Për shembull, sektori i veçantë i ndërtuar për Hitlerin, u reduktua për t’i hequr efektin historik, shkruan Telesport.

Kupa e Botës ka shkuar dy herë në “Olympiastadion”. Në 1974, janë zhvilluar tri ndeshje të fazës me grupe, me Kilin që ka luajtur në të treja sfidat. Në 2006-ën janë luajtur gjashtë ndeshje. Kaka ka realizuar në fitoren 1-0 të Brazilit kundër Kroacisë në takimin e parë nga katër që janë luajtur aty në fazën me grupe. Në “Olympiastadion” publiku gjerman festoi kualifikimin e Gjermanisë në gjysmëfinale pasi kombëtarja e Klinsman eliminoi Argjentinën me penallti.

Në këtë stadium është zhvilluar gjithashtu edhe finalja mes Francës dhe Italisë. Zinedine Zidane dhe Marco Materazzi kanë realizuar për skuadrat respektive duke fiksuar shifrat në 1-1, por këto gola janë harruar për shkak të episodit famëkeq që ndodhi në kohën shtesë dhe që ka përfshirë këta dy lojtarë. I zemëruar nga fyerjet e Materazzit, Zidane e ka goditur italian me kokë në gjoks, duke marrë një karton të kuq në ndeshjen e tij të fundit si futbollist. Pak minuta më vonë Italia fitoi finalen me penallti.

Në të kaluarën skuadrat e futbollit amerikan kanë qenë vizitorë të rregullt të stadiumit. NFL (Kampionati Amerikan i Futbollit) ka zhvilluar një ndeshje parapërgatitore çdo vit nga 1990 deri në 1994. Skuadra Berlin Thunder e NFL-së Europiane kanë luajtur në “Olympiastadion” nga 2003-shi në 2007-ën. Në 2004-ën, skuadra fitoi “World Bowl”-in (kampionat i organizuar nga NFL Amerikane gjatë verës) e udhëhequr nga quarterback-u Rohan Davey, i cili ka fituar gjithashtu dy “Super Bowl” si zëvendësuesi i Tom Brady me New England Patriots.

Pas rinovimit nga 2000 në 2004-ën që ka ulur kapacitetin në 74,000 vende, në këtë stadium është organizuar gara më e famshme që nga koha e Owens, kampionati botëror i 2009-ës. Ylli ka qenë Usain Bolt, i cili ka thyer dy rekorde botërore me 9.58 sekonda në 100 metra dhe 19.19 në 200 metra – akoma të pathyer sot.

Impianti është, gjithashtu, shtëpia e skuadrës së Bundesligës Hertha Berlin që nga 1963-shi, dhe në këtë impiant zhvillohet Kupa e Gjermanisë që nga 1985-a. Finalja më e famshme është luajtur në 2012-ën, kur Robert Lewandovski ka realizuar tre gola ndërsa Borussia e Dortmundit ka mundur rivalët e përjetshëm të Bayern Munich, duk realizuar edhe “dopietën” e parë në histori (kampionat+kupë).

Jashtë botës së sportit, stadiumi është vendi i preferuar i këngëtarëve të rrokut pasi mund të përballojë më shumë se 50.000 shikues. Rolling Stones, U2, Guns N’ Roses, Michael Jackson dhe Bruce Springsteen kanë ndezur impiantin historik. Por, evenimenti i parë pas Champions League do të zhvillohet më 25 qershor, kur AC/DC do të zhvillojë një kocert në “Olympiastadion”.

Tags: “Olympiastadion”futbollitmëdhanazistepropagandatriumfet

TË LIDHURA

Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion
Sport

Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion

08:48 | 12/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Barazim dramatik, Lazio “i rrëmben” një pikë Juventusit
Sport

Barazim dramatik, Lazio “i rrëmben” një pikë Juventusit

20:12 | 10/05/2025
Next Post
“Unë nuk shkruej urime, as për Krishtlindje, as për Bajram, as për ditëlindje…”

“Unë nuk shkruej urime, as për Krishtlindje, as për Bajram, as për ditëlindje…”

Transferimet më të goditura të vitit 2017 (Foto)

Transferimet më të goditura të vitit 2017 (Foto)

“Fundjavë Ndryshe” shpallet personazhi i vitit 2017 nga Top Channel

“Fundjavë Ndryshe” shpallet personazhi i vitit 2017 nga Top Channel

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM
Politikë

Qarku Dibër/ PS kryeson me 58.78 përqind të votave

by mirseda
13:15 | 12/05/2025
0

Në qarkun e Dibrës, janë numëruar deri tani 71 kuti nga 222 të tilla në total. Nga...

PS-ja fiton edhe Skraparin

PS-ja fiton edhe Skraparin

12:40 | 12/05/2025
Del rezultati i votimit elektronik. PS fiton Vorën, Gonxhja më i votuari

Del rezultati i votimit elektronik. PS fiton Vorën, Gonxhja më i votuari

12:07 | 12/05/2025
Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM

Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM

11:59 | 12/05/2025
PS-ja dominon Durrësin me mbi 51%

PS-ja dominon Durrësin me mbi 51%

11:55 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com