Situata në kampionatin shqiptar nuk është akoma në lartësinë e duhur, pasi akoma kemi akuza të forta të klubeve që pretendojnë se janë ndëshkuar nga arbitri. Këtë fakt e ka komentuar edhe vetë kryeministri Rama, i cili ishte i ftuar në Top Story. Edi Rama komentoi shkurtazi situatën e kampionatit shqiptar, ku preku çështjen e Flamurtarit, për të cilin tha se i janë ngrënë disa pikë pa të drejtë.
Nga ana tjetër, vetë administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, nuk ka dashur të bëjë një koment tjetër për deklaratën e kryeministrit. “Nuk mund të komentoj deklaratën e kryeministrit. Foli Rama, mua nuk më mbetet gjë tjetër” – , tha Idrizi për “TV6+1Vlora”.
Mbetet për tu parë se ky konstatim i kryeministrit do të ketë lidhje me zgjedhjet e shumëpritura të FSHF-s ku pritet që kandidat të jetë edhe Bashkim Fino. Por kjo “luftë” me FSHF-n ka gjasa të vazhdojë gjatë pas deklaratës së Dukës, që u shpreh se Fino duhet të dalë si kandidat nga zyrat e PS-së.