Katër ditë pas vdekjes së Florenc Beqirajt, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shkuar në shtëpinë e familjes së të riut Shkodran.
Bushati ka qenë i shoqëruar nga deputeti Luan Harusha, të cilët u shprehën ngushëllimet familjarëve të Florencit.
Po ashtu, ministri Bushati i garantoi ata se çështja do të hetohet deri në fund, teksa u tha se prokuroria franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Jemi në kontakt te pandërprerë me autoritetet Franceze, Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme. Të presim përfundimin e hetimeve dhe të respektojmë vdekjen”, tha ndër të tjera Bushati.
Ndërkohë, zyra për shtyp e Bushatit bën me dije se ministria ka deklaruar para familjarëve se “Qeveria ka marrë përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës dhe sjelljen në atdhe”.