Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Krimet e luftës/Mediat serbe: Nën hetim 60 pjesëtarë të UÇK-së, Thaçi pjesë e listës

8 vjet ago
in Kryesore
Krimet e luftës/Mediat serbe: Nën hetim 60 pjesëtarë të UÇK-së, Thaçi pjesë e listës

Gjykata Speciale në Kosovë në planin e saj të hetimeve ndaj krimeve të luftës ka skeduar edhe vëllain e kryeministrit të Kosovës, Daut Haradinajn, por edhe Azem Sylën të cilët do të jenë ndër të akuzuarit nga Dhoma e Posaçme në Kosovë,  si organ i Gjykatës Speciale. Nuk janë vetëm këto , pasi në listë janë renditur më shumë se 60 persona  si të akuzuar për krime lufte.

“Hashim Thaçi si presidenti i Kosovës dhe njeriu i parë i Parlamentit  dhe aktualisht kreu i PDK, janë nën hetim nga zyra e prokurorisë. Akuzat e para priten të adresohen në mes të muajit shkurt”- shkruajnë mediat serbe.

Thaçi është nën hetim, si ish-liderit politik i UÇK-së dhe kryetar i qeverisë së përkohshme. Hetime janë kryer  edhe ndaj Kadri Veselit për shkak të përgjegjësisë që kishte si ish-shef i SIK-ut, apo siç njihet ndryshe  si Shërbimi i Inteligjencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Priten të ngrihen akuza  për krime lufte për 60 pjesëtarë të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Lista e atyre që janë pjesë e hetimeve, u shfaqën vetëm pak ditë më parë, pas një përpjekje në Parlamentin  e Kosovës, ku 43 deputetë me mbështetje  e Thaçit dhe Haradinajt, të cilët u përpoqën që të rrëzojnë ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Kjo tentativë e ligjvënësve të Kosovës për të bllokuar formimin e gjykatës , është dënuar me forcë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Mbretëria e Bashkuar me anë të ambasadorëve të akredituar në Kosovë.

Mediat serbe shkruajnë duke iu referuar edhe mediave në Kosovë  se Azem Syla si njëri nga themeluesit e UÇK-së i njohur me nofkat si “Bosi i Madh” apo “Great Uncle” do të akuzohet për veprat e vrasjeve të vazhdueshme ndaj kundërshtarëve politikë, nga EULEX me emrin “Blaca 2”. Vëllai i Kryeministrit të Kosovës, Daut Haradinaj do të jetë i ngarkuar me rolin që ai ka luajtur në krimin në Liqenin Radonjiç, kur një grup prej rreth 40 serbëve, shqiptarëve dhe romëve u vranë dhe trupat e tyre u hodhën në liqenin e Radonjiçt.

Burimi i këtij portali pohon se gjykata e bazoi akuzën në faktin se në liqen u gjetën 39 trupa të pajetë, të cilët dyshohen se kanë gisht në vrasjen e tyre.Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale është duke hetuar në lidhje me rreth 500 vrasje të serbëve dhe shqiptarëve pas vitit 2000, duke përfshirë një numër vrasjesh të pazgjidhura e rivalëve politikë të partive me origjinë nga UÇK-ja.

Gjykatë Speciale, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, u formua në vitin 2015 për të ndjekur penalisht rastet kundër anëtarëve të OLA për krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Hetimi mbi këto krime filluan  pas një raporti Special i Këshillit të Evropës nga Dick Marty, në të cilën u akuzua Hashim Thaçi  si i përfshirë në trafikimin e organeve njerëzore në përiudhën e luftës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj dhe aktualisht kreu i Partisë NISMA, Fatmir Limaj,  të cilët janë përballur në Tribunalin e Hagës, por për shkak të mungesës së provave të fajësisë, ata u shpallën të pafajshëm nga ky organ ndërkombëtar për krime lufte. . Kjo u përmend disa herë në Këshillin e Sigurimit të OKB nga kryeprokurorët e ICTY Carla del Ponte dhe Serge Bramertz. TIRANA TODAY.

Tags: GjykataKrimet e lufteslistapjesetare te uckThaci

TË LIDHURA

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”
Kryesore

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”
Aktualitet

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Next Post
Kombëtarja primare, Kaçe vendos të largohet nga PAOK

Kombëtarja primare, Kaçe vendos të largohet nga PAOK

Shqipëri-Kosovë pa dogana/BE nxjerr blof Ramën

Shqipëri-Kosovë pa dogana/BE nxjerr blof Ramën

Formacioni i Serie A plot surpriza, dominon Interi dhe Napoli (Foto)

Formacioni i Serie A plot surpriza, dominon Interi dhe Napoli (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

by mirseda
19:43 | 31/01/2026
0

Adriatik Lapaj ka dhënë mesazhe të qarta në fjalën e tij të mbajtur gjatë protestës kombëtare para...

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

18:27 | 31/01/2026
“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com