Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Tendenca e fundvitit, çfarë dhurojnë shqiptarët?

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Tendenca e fundvitit, çfarë dhurojnë shqiptarët?

Gjatë festave të fundvitit, shpenzimet janë shumë të mëdha. Një pjesë të mirë të këtyre shpenzimeve i zënë dhuratat që njerëzit u bëjnë të afërmve të tyre.

Por, cilat janë tendencat e dhuratave këtë fundvit në Shqipëri?

Këtë vit, është rritur vlera e pakove që dërgohen, por është ulur sasia. Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore.

Kompanitë e mëdha private apo institucionet shtetërore kanë vijuar trendin e viteve të mëparshme sa i përket dërgimit të dhuratave apo kartolinave përmes postës.

Operatorët e shërbimeve postare tregojnë se produktet janë të njëjtat si gjithmonë, ku dominojnë më tepër agjendat e kalendarët, ndërsa shportat me produkte të ndryshme apo pakot me pije janë përdorur, por më pak.

Ajo që po mbizotëron është dërgimi i shisheve të verës, që po i zë vendin shportave të mbushura me çokollata e ëmbëlsira të ndryshme, që ishin tipike vitet e kaluara, raporton Monitor.

Risia për këtë fundvit, sipas tyre, qëndron në dërgesa më të mëdha në Kosovë, duke qenë se bizneset shqiptare kanë dërguar atje më shumë se vitet e kaluara. Ndërsa sa u përket kartolinave, këtë vit kanë qenë të shumta institucionet që kanë përdorur kartolina të fshatit SOS apo të Fondacionit Doën Syndrome, blerja e së cilave ndihmon financiarisht këto grupe në nevojë.

Sipas drejtuesve të United Transport (UPS) është vënë re një tendencë tjetër e kompanive private për sa i takon dërgimit të dhuratave. Po dërgojnë pako me vlerë më të lartë, por më pak të tilla.

“Është rritur vlera e pakove që dërgohen, ndërsa është ulur sasia. Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore”, tregojnë ata.

Ndërsa sa i përket përdorimit të kartolinave nga institucionet private, nga UPS tregojnë se më së shumti, janë zëvendësuar me ato elektronike. Ata pohojnë qe fluksi pritet në fund, ndonëse me dërgesat kanë nisur që javën e shkuar.

Burime nga Posta Shqiptare shprehen për Monitor se ecuria e këtij viti është në të njëjtin trend si vitet e mëparshme. Institucionet shtetërore, të cilët kryesisht zgjedhin të bëjnë dërgesat përmes këtij institucioni, dërgojnë kryesisht kartolina. Megjithatë, ata pohojnë që kanë pasur edhe pako si shporta apo pije, por më pak në numër dhe kryesisht nga biznese apo banka. Sipas tyre, këtë vit dominojnë produktet e marketingut: kalendarë, axhenda etj.

Operatorët e shërbimeve postare thonë se, sikurse ka ndodhur çdo vit, nuk arrijmë të “shpëtojmë” nga një traditë tipike shqiptare, ajo e dërgimit të pakove në momentet të fundit, ndaj pritet që fluksi më i madh të jetë pas datës 27.

Tags: dhurojnëfundvitshqiptarettendenca

TË LIDHURA

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE
Politikë

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit
Politikë

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Next Post
Vdes krijuesi i “Tom&Jerry” dhe i Borëbardhës

Vdes krijuesi i “Tom&Jerry” dhe i Borëbardhës

Mesha në Vatikan, Papa ia dedikon emigrantëve

Mesha në Vatikan, Papa ia dedikon emigrantëve

Krimi në Shkozë/ Selmani po përgatitej për dasmë, detaje nga sherri me të atin

E mbështolli me qilim dhe e hodhi në liqen, flet i riu që vrau të atin: Ai donte gruan time!







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com