Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ndërkombëtarët, reagime të ashpra ndaj Kosovës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ndërkombëtarët, reagime të ashpra ndaj Kosovës

Parlamenti i Kosovës mund të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it reagojnë ashpër ndaj përpjekjes së 43 deputetëve të kuvendit të Kosovës që me një seancë të jashtzakonshme ta shfuqizojë ligjin për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Zhvillimet dramatike ndodhën të premten kur deputetët e kuvendit të Kosovës mblodhën 43 nënshkrime për të thirrur një seancë të jashtzakonshme. Të menjëhershme ishin reagimet e vendeve të QUINT-it  të cilat përpjekjen për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e cilësuan si ngjarje të paprecedent. Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, tha se “Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çdo përpjekjeje për të ndryshuar apo shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”.

“Më duhet të them se jam vërtetë i dëshpëruar që kjo doli nga asgjëkundi gjatë disa ditëve të fundit. Pa debat publik për një çështje me interes thelbësorë për qytetarët e Kosovës. Është e turpshme nga pikëpamja ime. Këto përpjekje, nëse kanë sukses, do të kenë ndikime të thella negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës. Kjo do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një thikë pas shpine. Kosova do të zgjedhë izolimin në vend të bashkëpunimit dhe më duhet të them se do të urrenim kthimin e orës prapa për Kosovën në përparimin e saj deri këtu. Mbështetja ndërkombëtare për Kosovën është ndërtuar mbi idenë që Kosova do të merret me drejtësi me individët që kanë kryer krime lufte.

Lëkundja nga ky angazhim do të ketë ndikime jashtëzakonisht negative për Kosovën, për qytetarët e saj dhe për marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan Delawie.

Nismë shumë e dëmshme për Kosovën

Në të njëtën linjë u shpreh edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Kristian Heldt, i cili thotë se “Gjykata Speciale është pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit në Kosovë”. “Angazhimi për sundimin e ligjit është një gur themeli për zhvillimin e Kosovës. Gjykatat e Specializuara janë pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit të Kosovës. Çdo përpjekje për të ndryshuar këtë ligj mund ta zhvendosë Kosovën prapa në kursin e saj Euro-Atlantik dhe të dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj më të afërt”, tha ambasadori gjerman Kristian Heldt.

Edhe ambasada britanike u shpreh e tmerruar me nismën e papritur për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Ambasadori, Ruari O’Conell, thotë se “Kosova i ka dhënë besën BE-së dhe botës dhe nëse shfuqizohet tash ligji, reagimi do të jetë shumë i madh dhe dëmton dhe shkatërron Kosovën. Kemi investuar shumë në Kosovë për të pasur një shtet të qëndrueshëm dhe të fortë, kemi interes për të parë Kosovën shtet të ligjit. Nëse kjo ndodh, kush mund të besojë që Kosova është shtet i ligjit. Shpresoj që çdo deputet do të marr parasysh interesin e shtetit të Kosovës. Shpresoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës”, u shpreh ambasadori britanik nga hapësirat e kuvendit të Kosovës.

Reagim pati edhe nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.  Ajo tha se “nisma e tillë është e tmerrshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën. Një veprim i tillë do të rrezikonte të gjithë punën e përbashkët gjatë viteve të kaluara në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe do të dëmtonte të gjithë ata që ngriheshin për t’i dhënë fund mosndëshkimit”, tha Apostolova.

LDK kundërshton idenë për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale

I vetmi subjekt politik brenda kuvendit të Kosovës që kundërshtoi idenë për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, është Lidhja Demokratike e Kosovës. Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, nënkryetari i kësaj partie Kujtim Shala, tha se “hapat e nxituar mund të prodhojnë situata të reja që do të rrezikonin qëndrueshmërinë dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”.

“LDK e sheh si jetike për vendin ruajtjen e raportit të miqësisë me SHBA-të, me vendet e BE-së dhe NATO-n. Kosova është vendi dhe shteti ynë që e kemi ndërtuar bashkë me miqtë tanë dhe së bashku do të ecim në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Nisma për shfuqizim e ligjit për Gjykatën Speciale, pasoi nënshkrimin e një peticioni të organizuar nga shoqatat e veteranëve të luftës së ish-UÇK, të cilët mblodhën 16 mijë nënshkrime dhe kërkuan nga kuvendi që ta ndryshojë ligjin për Gjykatën speciale për krime lufte./Deutsche Welle

Tags: ashpraKosovësnderkombetaretreagime

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
FOTO/ Pas votës në OKB, SHBA u nis letër të fortë shteteve që i dolën kundër

FOTO/ Pas votës në OKB, SHBA u nis letër të fortë shteteve që i dolën kundër

Parandalohet një ngjarje e rëndë…

Parandalohet një ngjarje e rëndë…

Ballkani synon krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe njohjen Kosovës, çfarë do bëjë Serbia?

Ballkani synon krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe njohjen Kosovës, çfarë do bëjë Serbia?







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK pir zv.kryeministren
Aktualitet

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK pir zv.kryeministren

by mirseda
15:21 | 30/12/2025
0

Gjykata e Posaçme zbardhi vendimin në të cilin argumenton se përse la në fuqi masën e ndalimit...

Kanosi shtetasin e huaj, “arrest në shtëpi” për Drejtoreshën e Antitrafikut. Alma Bime i dogji …..

Kanosi shtetasin e huaj, “arrest në shtëpi” për Drejtoreshën e Antitrafikut. Alma Bime i dogji …..

15:12 | 30/12/2025
Foltorja e opozitës dhe protesta e Lapajt poshtë zyrës së tij, nuk kursehet Rama

Foltorja e opozitës dhe protesta e Lapajt poshtë zyrës së tij, nuk kursehet Rama

14:05 | 30/12/2025
A do të ketë mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës? Rama: Do flasim dhe do ta vendosim

A do të ketë mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës? Rama: Do flasim dhe do ta vendosim

13:47 | 30/12/2025
Vlora pa ujë për disa ditë , investimi në ujësjellës kushtoi 9.6 miliardë lekë vetëm 4 vjet më parë

Vlora pa ujë për disa ditë , investimi në ujësjellës kushtoi 9.6 miliardë lekë vetëm 4 vjet më parë

13:43 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com