Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Procedura/ Si KLP do të zgjedhë pasardhësin e Arta Markut

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Procedura/ Si KLP do të zgjedhë pasardhësin e Arta Markut

Në bazë të ndryshimeve Kushtetuese, Kryeprokurori zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Deri më sot ky Këshill ka qenë i bllokuar, pasi Shoqëria Civile nuk kishte propozuar kandidatin për KLP-në, dhe për këtë arsye vetëm me votat e mazhorancës dy ditë më parë në Kuvend u zgjosh si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

 E ndërsa ky proces tashmë është zhbllokuar pasi Avokati i Popullit ka zhvilluar këtë të mërkurë seanca dëgjimore për katër kandidatët e Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga katër emrat do zgjidhet vetëm një me votën e Kuvendit, duke plotësuar kështu vakancën që mbante peng KLP-në prej 8 muajsh. Kandidatët Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha dhe Mimoza Qinami u pyetën në seancën dëgjimore te AP dhe në përfundim të këtij procesi, dosja me katër emrat i është adresuar Kuvendit.

 Zgjedhja e anëtarëve nga Shoqëria Civile zhbllokoi procesin e ngritjes së KLP. “Duhet të rikthehet besimi dhe aksesi i njerëzve në organin e Prokurorisë. Kam një eksperiencë 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë si prokuror, avokat dhe këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Po u zgjodha anëtar i KLP, pretendoj të bëhem dhe kryetar i KLP. Prokuroria të mos flejë gjumë mbi dosjet”, ka thënë përpara Avokatit të Popullit, kandidati për në KLP, Alfred Balla. Por menjëherë pas zgjedhjes së anëtarit në Kuvend që do të përfaqësojë Shoqërinë Civilë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë punën për zgjedhjen ë Kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Sipas procedurës kryeprokurori i përgjithshëm zgjidhet si më poshtë
1. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.

2. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit.

3. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

4. Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar.

5. Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit.

Tags: KLPpasardhësin. Arta Markutprocedurazgjedhë

TË LIDHURA

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së
Aktualitet

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

10:01 | 08/04/2026
Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta
Aktualitet

Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

09:45 | 08/04/2026
Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish
Aktualitet

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

09:13 | 08/04/2026
Next Post
Konfirmon FIFA: Jemi duke shqyrtuar akuzën e Atletico Madrid

Konfirmon FIFA: Jemi duke shqyrtuar akuzën e Atletico Madrid

Kurti dhe Bujupi mbeten brenda

Kurti dhe Bujupi mbeten brenda

Basha, drejtuesve të PD: Mbrojmë Kushtetutën, Rama jo kryprokuror!

Basha, drejtuesve të PD: Mbrojmë Kushtetutën, Rama jo kryprokuror!







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Si u arrit marrëveshja për armëpushim më pak se dy orë para afatit të Trump,
Bota

Si u arrit marrëveshja për armëpushim më pak se dy orë para afatit të Trump,

by mirseda
10:04 | 08/04/2026
0

SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor mbrëmjen e ditës së djeshme, i cili përfshinte...

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

10:01 | 08/04/2026
Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

09:56 | 08/04/2026
Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

09:45 | 08/04/2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

09:32 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com