Gjykata refuzoi kërkesën për lirim të deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi. Deputetët mbetën në paraburgim, ndërkohë që avokatët e tyre mbrojtës kishin kërkuar lirim dhe zëvendësim të kësaj mase.
Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli janë duke u gjykuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ngjarje të ndodhura kohë më parë.
Albulena Haxhiu kërkoi që në cilësinë e dëshmitarëve të thirren edhe shumë deputetë të tjerë që kanë qenë të pranishëm aso kohe. Por trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për të dëgjuar mbi 20 dëshmitarët e propozuar për të dëshmuar në gjykatë. Sipas trupit gjykues dëshmitë e tyre nuk janë të rëndësishme.