Tre lojtarët që po kalojnë një formë të shkëlqyer këtë sezon në Premier League, Mohamed Salah, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku, kanë qenë në pronësi të Chelsea. Por në kohën që ata ishin në “Stamford Bridge”, nuk kanë qenë në nivele të tilla. Për këta tre yje ka folur legjenda e “Bluve të Londrës”, John Terry.
“Tek Chelsea nuk ka aspak keqardhje që ka larguar nga ekipi i tij yje që po shkëlqejnë sot si Mohamed Salah, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku”, shprehet Terry. Salah tani është duke impresionuar tek Liverpul, De Bruyne tek liderat e Premier League Manchester City dhe Lukaku tek Manchester United. Por Terry, megjithatë, këmbëngul se dështimi i treshes për të lënë një shenjë në Stamford Bridge do të thotë se ata në perëndim të Londrës nuk kanë harxhuar energjinë e duhur për të treguar talentin që kanë pasur.
Legjenda e “Bluve” tha për Sky Sports kur u pyet nëse klubi ndjente keqardhje për këto tre largime: “Jo, sepse në atë kohë ata nuk e bënë më të fortë ekipin tonë. Le të mos harrojmë se ne ishim një nga skuadrat më të mira që ndoshta ka parë Premier League, në kohën kur ata u bashkuan me Chelsean. Pra, ata po vinin në një nga skuadrat më të mira në qarkullim dhe do ta kishin mjaft të vështirë të tregonin aftësitë. Kur ata erdhën duhet patjetër që të jepnin një ndikim të madh në ekip që të zinin vend në formacion, por ata nuk e arritën atë gjë.”
Raportohet që Chelsea është futur në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Sothampton, Virgil van Dijk, por Terry mendon se do të jetë mjaft e vështirë që holandezi të zëri një vend në formacionin e Contes, pasi pozicioni ku ai luan është i tejmbushur. Ai shton: “Nëse ju shikoni situatën tek Liverpool, ai me siguri do të futet direkt në formacion. Tek Arsenal, e njëjta gjë. Tek Chelsea po ashtu ai rrit cilësinë e mesfushës, po ashtu tek City dhe Unitet. Unë mendoj se në çdo ekip që ai do të shkojë do ta bëjë më të mirë. Nëse ata kërkojnë 60 milionë për Virgil van Dijk, nëse do të isha tek Chelsea nuk do të paguaja më shumë se 55 nëse ai nuk do të përfshihej në 11-tëshe”.