Analisti Andi Bushati hodhi akuza ndaj ndërkombëtarëve dhe tha se flasin sipas interesave dhe shpesh nuk thonë të vërtetën. Në rubrikën “Opinion” në News24, Bushati deklaroi se sot shqiptarëve nuk iu tregua e vërteta, ndërsa theksoi se faktori ndërkombëtar i doli në mbështetje të hapur Ramës. Ai gjithashtu tha se të huajt flasin sipas interesave të tyre.
“Reagimi i ambasadës amerikane ishte i hapur dhe drejtpërdrejtë ndaj asaj që bëri Rama sot në Kuvend. Edi Rama e kishte një mbështetje ndërkombëtare për të ecur në këtë rrugë. Por këtu pastaj dalim tek një pyetje tjetër; a mundet që në çdo rast të marrim si arbitër ndërkombëtarët? Historia ka treguar se që nga koha e piramidave dhe nga 4 të vrarët në Bulevard, faktori ndërkombëtar nuk ka qenë duke përqafuar të vërtetën. Edhe kur në media flitej për kanabizimin e vendit ndërkombëtarët nuk reagonin dhe Rama e përdorte si alibi. Ndërkombëtarët për interesa të tyre nuk u thonë shqiptarëve të vërtetën. Edhe rasti i sotëm. Pavarësisht se këtë nuk ka diskutim që ishte mbështetje për Edi Ramën, është rasti kur shqiptarëve nuk u thuhet e vërteta”, deklaroi Bushati.