E ëma e ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashi, Kozeta ka shkruar mes mallit e dhimbjes për të birin në 45-vjetorin e tij të lindjes.
Kozeta ndan me miqtë e saj dhimbjen e madhe që ka nga mungesa e të birit, teksa shkruan se i ka gatuar ëmbëlsirën e tij të preferuar me të cilën gostiti miqtë e tij, që vazhdojnë ta duan.
Postimi i Kozeta Mamaqit
E si mund të bëhet ditëlindja jotë pa ty bir? 45 do të mbushje sot… Të përgatita edhe ëmbëlsirën tënde të preferuar…
Gostita me të ata që erdhën, ata që vijnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon shumë. Sa shumë të prita bir…
Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë…
Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë… Mall… dhimbje…dhe përsëri mall pafund…”