Ai është vetëm 18 vjeç dhe të gjithë e kanë parë talentin e tij të madh, në momentin kur e panë në Europianin e këtij viti me përfaqësuesen sllovene. Luka Donçiç është në gjendje që të befasojë çdo ditë e më shumë. Këtë radhë, ai bëri një prej mrekullive të tij në “El Clasico”-n e Euroligës në basketboll, mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.
Në sekondat e fundit të periodës së tretë të ndeshjes, Donçiç merr guximin të tentojë një gjuajtje nga një distancë shumë e largët, prej 25 metrash, dhe u tregua i saktë duke entuziazmuar jashtë mase tifozët e skuadrës madrilene.
Sa për kronikë, Reali i Madridit e fitoi klasiken e basketbollit me Barcelonën 87-75 dhe tani ka një bilanc me 6 fitore dhe 6 humbje.