Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Hajdari: Kryeprokurori i përkohshëm s’mbyll dot asnjë dosje

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Hajdari: Kryeprokurori i përkohshëm s’mbyll dot asnjë dosje

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, dhe njëherësh ish-kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, tha sot se kryeprokurori i përkohshëm nuk mbyll dot asnjë dosje. I ftuar në emisionin “Java” në “Radio Televizioni Shqiptar”, kur u pyet se a do mundet kryeprokurori i përkohshëm të mbyll çështje që ia kërkon politika, Hajdari është përgjigjur se “asnjë dosje që është në hetim nuk mund të mbyllet, para se s’ka kompetenca ligjore e dyta për kohën e shkurtër që do të qëndrojë në detyrë.”

“Prokuroria ishte një sistem i centralizuar që përbëhej nga prokurori i përgjithshëm dhe Këshilli i Prokurorisë. Që nga viti 2002 ne kemi zgjedhur procesin e rekrutimit në prokurorinë e përgjithshme.

Kam qenë nga ata njerëz që para 10 vitesh kam kërkuar një ligj decentralizimi e kryeprokurorisë, ndërsa Llalla e refuzoj këtë gjë. LLalla ka pasur të gjithë klimën e favorshme politike për të bërë punën  e tij.

Janë dy momente që zoti Llalla nuk mund të qëndronte më në krye të kryeprokurorisë, e para për shkak se mandati mbaroj, por dhe për shkak të performancës së tij.

Shume mirë që po zgjedhim një kryeprokuror të përkohshëm, një pjesë prej tyre i njoh dhe me disa prej tyre kam punuar. Pavarësisht dëmit që është bërë deri më tani në kryeprokurori ka gjithashtu mundësinë që të rikuperohen. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka katër detyra themelore.

E para të mos ndërhyjë në çështjet që janë në hetim, përfshirë që nga të thjeshtat e deri tek ato të rëndësishmet.

E dyta të mos përdori autoritetin për të bërë transferime dhe komandime.

E treta t’i rrijë larg konferencës së prokurorëve kur do të mblidhen për të zgjedhur 6 prokurorët.

E katërta t’i bëjë vlerësimet e punës duke ngritur grupe pune prokurorësh të cilët i kontrollojnë me sinqeritet dosjet e prokurorëve. Ju garantoj që një pjesë e madhe e kolegëve të mi, do të dalin jashtë sistemit.

Edhe prokurori i përkohshëm do t’i nënshtrohet procesit të vettingut. Pas krijimit të Këshillit të latë të prokurorisë nuk ka asnjë pengesë për  të zgjedhur Kryeprokurorin. Prokurori i përkohshëm uroj që mos të zgjasë më shumë se 6 muaj.

Për të qenë kryeprokuror i përkohshëm, nuk ka të drejtë morale që të kandidojë për kryeprokuror një drejtues i prokurorive lokale. Më zotin Ferdinand Elezi kam miqësi por po flas nga ana parimore.

Dy zonjat plotësojnë kushtet për mua për të përmbushur katër prioritetet që ka prokurori i përkohshëm. Janë dy kandidaturat që i përmbushin kriteret ligjore dhe të afta që të punojnë në pozicionin e përkohshëm.

Kryeprokurori i përkohshëm do të kontrollojë punën e prokurorëve të tjerë, ndaj duhet të jetë i ndershëm.

Do të marri dhe pak kohë që të pastrohet Prokuroria nga prokurorët e korruptuar por dhe kur të krijohen organet e tjera që ndihmojnë prokurorinë atëherë do të kemi nga ata prokurorë që do të përmbushin misionin e tyre që kokat e krimit si thotë Donald Lu të shkojnë përpara drejtësisë,” tha Hajdari.

Tags: asnjëdosjedothajdarikryeprokuroripërkohshëms’mbyll

TË LIDHURA

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë
Aktualitet

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
Goditje në Greqi: “Koka e grupit” me të shkuar kriminale! Arrestime dhe detyrat brenda bandës së drogës
Aktualitet

Goditje në Greqi: “Koka e grupit” me të shkuar kriminale! Arrestime dhe detyrat brenda bandës së drogës

19:49 | 27/09/2025
Nikoll Lesi: Erion Veliaj ka ‘mbaruar’ politikisht, po bën shantazh!
Politikë

Nikoll Lesi: Erion Veliaj ka ‘mbaruar’ politikisht, po bën shantazh!

18:41 | 27/09/2025
Next Post
Klitschko: Ai është më i miri, i vetmi që mund të unifikojë titujt e peshave të rënda

Klitschko: Ai është më i miri, i vetmi që mund të unifikojë titujt e peshave të rënda

Aksi Elbasan-Peqin/Përplasen dy automjete, aksidentohet një kalimtare

Aksi Elbasan-Peqin/Përplasen dy automjete, aksidentohet një kalimtare

“Emri” rrezikon të fundosë Maqedoninë dhe Ballkanin; Moska fërkon duart

“Emri” rrezikon të fundosë Maqedoninë dhe Ballkanin; Moska fërkon duart

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

“Amerika është në krah të Kievit”/ Zelensky falenderon Trump për mbështetjen ndaj Ukrainës
Bota

“Amerika është në krah të Kievit”/ Zelensky falenderon Trump për mbështetjen ndaj Ukrainës

by mirseda
21:08 | 27/09/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nëpërmjet një postimi në rrjetin social X ka deklaruar se “Amerika është në...

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

20:58 | 27/09/2025
Juventusi ndalet sërish edhe me Zhegrovën në fushë, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

Juventusi ndalet sërish edhe me Zhegrovën në fushë, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

20:18 | 27/09/2025
“Moska e hapur për paqe”, ministri i Jashtëm rus zbulon kushtet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

“Moska e hapur për paqe”, ministri i Jashtëm rus zbulon kushtet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

20:14 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com