Autoritetit të Konkurrencës i mungojnë kandidaturat për t’u bërë anëtarë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shpjegoi se nga 4 kandidatë për anëtarë ishin vetëm dy emra.
Seanca plenare, që u mbajt sot në Kuvend ishte e gjatë dhe me tensione. Pas qetësimit të situatës deputetët kanë kaluar tek votimi i projektligjeve. Mësohet se akti normativ është votuar me 76 vota pro. Po ashtu, edhe projektligji për ndihmat juridike është miratuar me 76 vota pro.