Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tahiri falsifikoi dëshminë e pafajësisë, prokuroria e Katanias nis procedimin

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Tahiri falsifikoi dëshminë e pafajësisë, prokuroria e Katanias nis procedimin

Në bazë të provave të reja ka dyshime të forta se Saimir Tahiri është në procedim penal nga prokuroria e Katanias. Në momentin që emri ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri doli në media për implikim në trafikun e drogës, Tahiri e mohoi. Kohë më parë Tahiri ka deklaruar se nuk është në hetim nga Prokuroria e Katanias. Avokati italian Gofrredo D’Antona hedh poshtë deklarimet e Tahirit dhe thotë se “Dokument të tillë nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime.”

Në datën 27 tetor në Katania ka udhëtuar kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, dhe prokurori Genti Osmani. Ata kanë qëndruar për 3 ditë në Katania për të shkëmbyer informacion dhe për të tërhequr dosjen “Habilaj”…

Në datë 27 tetor 2017, Prokuroria e Katanias ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Fiks 10 ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte regjistruar procedimin nr.431 në ngarkim të Tahirit në Tiranë më 17 tetor 2017 nisur nga artikujt në median italiane dhe shqiptare.

Ndërkohë, Tahiri tha se brenda 48 orëve me një kërkesë fare të thjeshtë, unë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias. Ky dokument mban datën 23 dhe thotë se përsa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri, i lindur më 30 Tetor 1979, nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë, që të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga Prokuroria e Katanias”, deklaronte Tahiri më 24 tetor.

Top Channel për shkak të çështjes tejet të ndjeshme dhe personit që përmendej në dosje, i kërkoi Prokurorisë së Catanias sqarime të mëtejshme për rastin në fjalë. Përgjigjja nga zyra e Prokurorit të Catanias ishte se “prokurori nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet”. Në këtë moment kërkuam të dinim sesi mund të merrej një vërtetim i tillë.

Për këtë ne pyetëm një studio avokatie në Katania. Avokatja Carmen Gulizia na shpjegoi se një vërtetim të tillë mund ta kërkojë çdo shtetas, italian ose jo, fizikisht ose me ndërmjetësinë e një avokati italian.

Atëherë ne autorizuam avokaten Carmen Gulizia që të kërkonte një vërtetim të tillë për ne. Pasi kërkesa u dorëzua, pritëm 48 orë. Përgjigjja nuk erdhi. Përgjigjen avokatja jonë e mori pranë kancelarisë së Prokurorisë vetëm pas 7 ditësh.

U interesuam nëse vonesa kishte të bënte me ne. Por avokatja italiane na shpjegoi se një dokument i tillë nuk mund të merret për 48 orë. Edhe nëse do të ishim paraqitur vetë fiziksht pranë Prokurorisë së Catanias, afati nuk ndryshon.

Në bashkëpunim edhe me kolegët e MeridioNews iu drejtuam atëherë dy studiove të tjera në Catania përfshirë kreun e dhomës penale të Katanias, të cilët na siguruan dokumenta të tjerë, kësaj here të shtetasve italianë, të cilëve u kemi mbuluar emrat për efekt privatësie. Ajo që vumë re fillimisht është që afati i marrjes së dokumentave është për të gjithë mbi një javë pas depozitimit të kërkesës.

Në njërin prej dokumentave nuk ka firmë, por është një skan-kod shtesë në të djathtë lart. Avokatët na sqaruan se nëse dokumenti merret në mënyrë elektronike me e-mail, i vihet ky skankod shtesë. Nëse merret fizikisht, me postë apo pranë sekretarisë, ka firmë.

Përveç kësaj, dokumentat janë identitikë me dokumentin tonë. Por, të krahasosh dokumentin tonë me dokumentin e paraqitur nga ish-ministri Tahiri, me sy të lirë këto 2 dokumenta janë shumë të ndryshëm, edhe në përmbajtje, por sidomos në formë. Pse?

“Dokument të tillë nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime. Duket sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrime, por thotë: Nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmëri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është origjinali ky është dokumenti që më keni treguar. Janë te papërputhshëm! Jo të ndryshëm, të papërputhshëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë “falsifikimi i akteve publike”. Është një nga krimet më të rënda të parashikuara në kodin tonë penal”, thotë avokati, Gofrredo D’Antona.

“Absolutisht më duket një dokument jooriginal, duke marrë parasysh që dokumenti i Prokurorisë, pra ai zyrtari ka nje bar kod, ka kokën me logon, ka një kod të skanueshëm. Ky është modeli që lëshohet nga Prokuroria e Katanias. Nuk më rezulton që të ekzistojnë të tjera. Kjo vulë nuk mund te them ç’është, por nuk mund të përjashtoj që të jetë e vërtetë. Por ama nuk tregon se cili është burimi që e ka vendosur. Ka një firmë me stilolaps, por jo emrin e punonjësit të Kancelerisë që e ka lëshuar. Mirëpo, nuk është e thënë që edhe nëse ekziston një procedim penal në ngarkim, ai të shkruhet dhe të jetë pjesë e dokumentit të lëshuar, sepse në shumicën e rasteve në certifikatë shkruhet: nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Çka do të thotë që një subjekt mund të jetë i hetuar për krime të rënda, por pa iu komunikuar kjo, sepse duke qenë një sekret hetimor është e natyrshme që nuk do të tregohet në një dokument që i lëshohet subjektit, që është objekt i atij hetimi”, thotë Enrico Trantino, Kryetar i Dhomës Penale te Katanias.

Pra në bazë të këtij investigimi dhe intervistave, duket që kemi të bëjmë me 2 vërtetime të ndryshme; ai i siguruar nga ne, nëpërmjet avokates Carmen Gulizia dhe ai zotit Tahiri me mangësitë e formës dhe të përmbajtjes që ka.

Top Channel siguron që vërtetimi i marrë nga ne ka dalë nga Prokuroria e Catanias, zyrtar dhe sipas afateve që parashikon procedura. A mund të thotë zoti Tahiri të njëjtën gjë për dokumentin e tij? Dhe më kryesorja, siç thotë edhe kryetari i Dhomës Penale të Catanias, edhe po të ishte një dokument origjinal, nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj Saimir Tahirit ka apo jo ndjekje penale nga Prokuroria e Katanias.

Tags: dëshminëe Kataniase pafajësisëfalsifikoinis procediminProkuroriaTahiri

TË LIDHURA

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi
Aktualitet

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara
Aktualitet

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

17:41 | 17/01/2026
Next Post
Real Madrid përmbys Al Jaziran, Ronaldo tjetër rekord (Video)

Real Madrid përmbys Al Jaziran, Ronaldo tjetër rekord (Video)

Japoni/Firma paguan punonjësit me “Bitcoin”, ekspertët e tronditur!

Japoni/Firma paguan punonjësit me “Bitcoin”, ekspertët e tronditur!

LeBron James nuk di të ndalet, tjetër rekord personal

LeBron James nuk di të ndalet, tjetër rekord personal







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,
Aktualitet

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

by mirseda
11:39 | 19/01/2026
0

Jo vetëm familja e presidentit amerikan, Donald Trump, por të gjithë zyrtarët amerikanë janë të mirëpritur në...

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,

11:27 | 19/01/2026
E pazakontë në Sarandë! Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…

E pazakontë në Sarandë! Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…

11:09 | 19/01/2026
Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve

Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve

11:06 | 19/01/2026
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

10:44 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com