Tronditet bota e çiklizmit, pasi testet antidoping kanë rezultuar pozitive për Chris Froome. Britaniku është katër herë fituesi i “Tour de France” ka rezultuar pozitiv në kontrollet e bëra gjatë triumfit të shtatorit të vitit të kaluar në xhiron e Spanjës.
Analizat e gjakut të marrë gjatë Vueltës së Spanjës kanë evidentuar përmbajtje të lartë të Salbutamolit. Kjo është një substancë që ndihmon rrugët e frymëmarrjes dhe sipas federatës ndërkombëtare, është gjetur në gjakun e britanikut gjatë Vueltas së fituar vitin e shkuar.Britaniku ka deklaruar përdorimin e ilaçit TUE për shkak të astmës dhe është ikërisht ky ilaç që ka përmbajtje të Salbutamolit, por gjithsesi vlerat e gjetura në gjakun e tij nuk e justifikojnë sepse limiti është 1000 nanogramë për mililitër ndërsa Froome ka pasur dyfishin e kësaj sasie. Kampioni i gjakut është marrë në datën 7 Shtator në përfundim të etapës së 18 të Vueltas dhe nëse Froome dënohet, atëherë titulli i garës spanjolle do të shkonte për italianin Vincenzo Nibali.
Por pavarësisht gjetjes së substancave të ndaluara te Froome, Federata Botërore e Çiklizmit ka thënë se britaniku nuk do të pezullohet.