Investimet e huaja që kanë hyrë në vendin tonë në 9 muajt e parë të vitit kanë shfaqur tendenca rënëse, duke treguar se projektet e mëdha dhe strategjike në vend po shkojnë drejt fundit. Aktualisht vepra të mëdha në investimet strategjike siç janë TAP dhe HEC-et, që janë në proces ndërtimi mbi e lumin Devoll po shkojnë drejt fundit, por një lajm jo i mirë për sa i përket projekteve të mëdha.
“Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin investimet e huaja arritën në 677 milionë euro, me një rënie prej 4.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”-shkruan Monitor.al.
Aktualisht ritmet e rënies janë ngadalësuar, ndërsa tremujori i tretë ka shfaqur një rigjallërim të investimeve. Për periudhën korrik-shtator janë investuar 299 milionë euro, njësoj sa në tremujorin e tretë të një viti më parë, por me rritje të ndjeshme në krahasim me dy tremujorët e parë (179 mln euro në të parin dhe 199 milionë euro në të dytin). Investimet e huaja ishin kryesisht të përqendruara në sektorin e energjetikës (59%) hidrokarbureve (12%) dhe ndërmjetësimit financiar (12%).Nga do rriten investimet
Në periudhën 2015-2016, investimet e huaja shënuan rritje të djeshme, të ndikuara nga punimet për ndërtimin e projektit TAP dhe HEC-in e Devollit.
Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifikim në afatin e mesëm. FMN uli së fundmi me 0.4 pikë përqindjeje pritshmërinë për rritjen ekonomik të vendit gjatë vitit të ardhshëm, pikërisht për këtë arsye. Banka Botërore, FMNN dhe Komisioni Europian kanë tërhequr vazhdimisht nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes së Shqipërisë.
Sipas tyre, përfundimi i projekteve të mëdha dhe një rënie e çmimeve të lëndëve të para mund të përbëjë rrezik për rritjen, nëse nuk tërhiqen investime të qëndrueshme në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë do ta integronte ekonominë më mirë në zinxhirët e furnizimit global, për të rritur produktivitetin dhe për të krijuar më shumë vende pune dhe më të mira në të gjithë ekonominë.