Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

VD/Anonymous merr “drejtësinë” në duar, planet kundër diskriminimit

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
VD/Anonymous merr “drejtësinë” në duar, planet kundër diskriminimit

Edhe pse ka vetëm dy vite që është themeluar, grupi prej dhjetë anëtarësh “Anonymous Albania”, ka vendosur të marrë drejtësinë në duart e veta në mënyrë që përmes sulmeve kibernetike të dëshmojnë se askush nuk mund t’i diskriminojë shqiptarët.

Anëtari i Anonymous Albania, i njohur me nofkën “Astra”, në një intervistë për KosovaPress rrëfen se si kanë arritur të realizojnë një sërë sulmesh ndaj atyre që kërcënojnë shqiptarët.

“Kosova nuk e ka marrë vet përsipër këtë gjë, që të negocioj vet me palët serbe që t’i përmirësoj marrëdhëniet, kështu që ne e kemi marrë në dorë drejtësinë që t’i sulmojmë ata dhe t’iu tregojmë që nuk duhet jemi të shtypur, të mos diskriminojnë shqiptarët, sidomos në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc”, tha ai.

Grupi “Anonymous Albania”, është themeluar në vitin 2016, ndërsa “Astra” shpjegon se si ka ardhur ideja e formimit të grupit të tyre, teksa rrëfen edhe motivin e sulmeve kibernetike që ata bëjnë.

Anonymous Albania sulmon kryesisht atëherë kur marrin provokime nga hakerë të vendeve të rajonit, por sipas Astras, sulme të tilla kibernetike ka edhe për shënimin e datave historike të shqiptarëve.E dëmi më i madh që ky grup ka shkaktuar, thotë të jetë bllokimi i web-faqes së Ministrisë së Financave të Greqisë, më 28 nëntor të këtij viti.

“Sulmin e bëjmë më së shpeshti sa herë që marrim provokime nga pala serbe, ruse apo greke. Por edhe në datat historike shqiptare, si më 28-29 nëntor, ku janë realizuar disa sulme që janë më të suksesshme për Anonymous Albania……Sulmet më të mëdha që i bëjmë janë sulme që e kalojnë shifrën e mijëra dollarëve, ndoshta mbi 20-30 mijë dollarë. …..Dëmi më i madh ka qenë kur kemi bllokuar Ministrinë e Financave të Greqisë, ku ka qenë joaktive përafërsisht 10 orë, dhe është pamundësuar aksesi në atë web-server që e kemi bllokuar”, tha ai për KosovaPress.

Vetëdijesimi i Policisë së Shqipërisë për të marrë masa ndaj “banditëve” që qëndrojnë në pushtet, Astra thotë të ketë qenë synimi kryesor i sulmit të web-faqes zyrtare të policisë, rreth 5 muaj më parë, teksa thekson se për këtë janë nën hetime nga pala shqiptare.

Anëtari i Anonymous Albania thekson se paraprakisht është njoftuar policia për të arrestuar kriminelët, porse këta të fundit nuk kanë ndërmarrë asgjë, me ç’rast grupi ka vendosur të tregojë fuqinë e vet, duke i marrë gjendjen civile këtyre të fundit.Tentativat për t’i mbrojtur web-faqet e institucioneve të Kosovës nga haker të vendeve të rajonit, sipas Astras kanë qenë të shumta, porse kanë rezultuar me përgjigje negative. Madje, ai thotë se faqet zyrtare shtetërore ende kanë defekte dhe për këtë nevojitet implementimi i ligjit për siguri kibernetike.

“Ne vullnetarisht i kemi ndihmuar ata. Edhe pse ligji për siguri kibernetike në Kosovë nuk është ende i implementuar, mendoj se duhet të realizohet shpejt sepse në Holandë për herë të parë u miratua ky ligj, që i lejon secilit ‘white hat hacker’ ose ndryshe haker i bardhë, që të testojë sigurinë në web faqe shtetërore dhe ta denoncojë atë që të përmirësohet”, u shpreh ai. Ai tha se më parë janë marrë me degë të tjera të teknologjisë, përkatësisht rrjete dhe programim. Në fund, anëtari i “Anonymous Albania”, “Astra”, realizoi një sulm ndaj faqes zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë, e cila mbeti e bllokuar për disa orë.

Tags: anonymouskibernetikesulmet

TË LIDHURA

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon
Aktualitet

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Next Post
Zbulohen koalicionet e partive kosovare, sonte afati i fundit

Kosovë, Kuvendi miratoi projektligjin për buxhetin e vitit 2018

Dortmund shkarkon Bosz, e zëvendëson një trajner që e njeh Bundesligën

Dortmund shkarkon Bosz, e zëvendëson një trajner që e njeh Bundesligën

“Arenë lufte” në Përmet, lojtarët e Këlcyrës masakrojnë arbitrin (Video)

“Arenë lufte” në Përmet, lojtarët e Këlcyrës masakrojnë arbitrin (Video)







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com