Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Trajtimi i infeksioneve urogenitale te fëmijët

8 vjet ago
in Të Gjitha
Trajtimi i infeksioneve urogenitale te fëmijët

Kohët e fundit janë shtuar rastet e infeksioneve të traktit urogenital, ku më të prekurit janë përgjithësisht fëmijët, individët me imunitet të ulët, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo ata me anomali të lindura të veshkave.

Kirurgia e përgjithshme, Kozeta Levanja, ka treguar për gazetën “Shëndet +” llojet më të shpeshta të këtyre infeksioneve, shkaktarët dhe çfarë ndodh nëse nuk trajtohen në kohë, ndërkohë që ndalet në mënyrë të veçantë tek roli që ka circumcizios (rrethprerja) tek meshkujt në parandalimin e tyre, si dhe përzgjedhja e duhur e pelenave, e cila shpeshherë bëhet shkak për alergji apo grumbullime mikrobesh të panevojshme.

Çfarë do të kuptojmë me infeksione urogenitale?

Infeksionet e traktit urogenital janë mjaft të shpeshta si nozologji, shtuar dukshëm vitet e fundit.

Zakonisht prekin te dyja gjinitë por më të riskuara janë femrat për arsye të vendosjes anatomike të uretrës afër anusit. Shumë të ekspozuar ndaj këtyre infeksioneve janë edhe individët me imunitet të ulët dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundje si diabeti, anomali të lindura të veshkave etj. Me perfeksionimin e metodave diagnostikuese dhe përfundimin e tyre në kohë rekord gjatë viteve të fundit, është arritur të evidentohen shumë nga këto infeksione që, siç e thamë, zënë një vend mjaft të rëndësishëm për sa i përket shpeshtësisë së tyre.

Cilët janë disa nga llojet më të shpeshta dhe me çfarë simptomash shoqërohen ato?

Llojet  më të shpeshta janë kryesisht infeksionet e poshtme apo cistitet e uretritet, të cilat shfaqen me dhimbje në pjesën pubike, temperaturë, djegie gjatë urinimit, domosdoshmëri për të urinuar, rënie e sasisë së urinës, ndërsa tek fëmijët e vegjël shoqërohet edhe me nikturi (urinimi i pavullnetshëm gjatë natës). Menjëherë i sëmuri duhet të paraqitet tek mjeku, i cili pasi e diagnostikon edhe me testet e duhura laboratorike  e imazherike, vendos edhe mjekimin adekuat.

Pse ndodhin, cilët janë shkaktarët dhe faktorët e riskut?

Për shembull, tek femrat, siç e theksuam dhe më lart, një arsye është vendosja anatomike e uretrës afër anusit. Kjo për arsye se shkaktari kryesor i këtyre infeksioneve E.coli përhapet nga anusi drejt uretrës. Urina është sterile, por kur prishen mekanizmat mbrojtëse, atëherë ky mikrob shoqëruar edhe nga mikrobe të tjera shumohen në fshikëzën e urinës dhe arrijnë deri në veshka.

Cilët janë testet laboratorike dhe ekzaminimet e nevojshme për vënien e diagnozës?

Një analizë e thjeshtë urine shoqëruar edhe nga një ECHO renale dhe një bilanc biokimik janë teste të mjaftueshme dhe lehtësisht të aksesueshme në çdo qendër shëndetësore. Nëse mjeku dyshon për avancim të sëmundjes e nis tek mjeku specialist përkatës ku i nënshtrohet ekzaminimeve më të hollësishme.

Çfarë ndodh nëse nuk trajtohen në kohë?

Mos marrja e mjekimit në kohën e duhur bëhet shkak për avancimin e mëtejshëm të këtyre infeksioneve, duke u përparuar më lart edhe në rrugët renale dhe sjellë ndryshime të pakthyeshme, që çojnë deri në insuficiencë renale, ku të sëmurëve i duhet të përballen herët apo vonë me dializën apo transplantin e veshkave.

Pse  është shtuar numri i rasteve të diagnostikuara vitet e fundit?

Këto infeksione në vitet e fundit paraqesin një numër më të lartë për arsye se metodat diagnostikuese mjaft të sofistikuara kanë bërë zbulimin e tyre në kohë. Arsye tjetër, nga më kryesoret, është edhe diagnostikimi i një pjese të madhe të popullsisë nëpërmjet check-upit që evidenton mjaft raste të cilat nuk paraqesin asnjë shenjë klinike. Njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe duke qenë më afër qëndrave urbane bëjnë kontrolle periodike më të shpeshta tek mjeku i familjes duke bërë të harrohet dhe ideja se ”shqiptari shkon tek mjeku në fazë terminale”.Të gjitha këto kanë bërë që një pjesë e konsiderueshme e këtyre të sëmurëve të diagnostikohen në kohë dhe të mjekohen sipas protokolleve të mjekimit , duke mos lejuar shfaqjen e komplikacioneve të tilla si pielonefritet, pamjaftueshmëritë e veshkave për të nxjerrë toksinat nga trupi.

Çfarë rëndësie ka rrethprerja në parandalimin e këtyre infeksioneve tek meshkujt?

Në vitet e fundit, dukuria e infeksioneve uro-genitale po manifestohet tek fëmijët e moshës 0-5 vjeç mjaft e shprehur krahasuar me vitet më parë.

Këto infeksione shfaqen tek këta fëmijë me puse të herëpashershme, temperaturë, skuqje dhe inflamacion rreth penisit, grumbullim kripërash nga mosderdhja e plotë e urinës rreth tij, duke bërë shpeshherë të pamundur urinimin nga djegia apo shtrëngimi që ka fëmija. Në shumë raste prepuciumi mund të jetë i ënjtur, madje edhe me rrjedhje mukopurulente, prandaj në pjesën më të madhe rekomandohet kryerja e circumcizios (rrethprerjes apo synetit , siç njihet në gjuhën e përditshme).

Kur duhet kryer/ mosha më e përshtatshme?

Kjo procedurë rekomandohet në moshë të hershme fëmijërore dhe mund të kryhet nga çdo mjek kirurg në kushte ambulatore apo edhe në qendrën spitalore. Për të shmangur sa më shumë rastet e infeksioneve të tilla, rekomandohet cilësia sa më e mirë e pampersave që përdoren në moshat e vogla, sepse shpesh herë cilësia e tyre bëhet shkak për alergji apo grumbullime mikrobesh të panevojshme. Sigurisht rol të madh luan edhe higjiena, që është një nga kushtet kryesore së bashku me përdorimin sa më shumë të ujit apo lëngjeve të frutave.

Tags: femijetinfeksioniTrajtimiurogenitale

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Përmbytjet/Papa Françesku pranë shqiptarëve: Situata është e rëndë

Përmbytjet/Papa Françesku pranë shqiptarëve: Situata është e rëndë

Këto 12 gjëra na rikthyen kujtime nga fëmijëria dhe ne po ndjehemi shumë nostalgjikë

Këto 12 gjëra na rikthyen kujtime nga fëmijëria dhe ne po ndjehemi shumë nostalgjikë

Bëhen bashkë katër liderët e Ballkanit

Bëhen bashkë katër liderët e Ballkanit







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com