Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Divorci i rrëmujshëm mes Britanisë dhe Evropës

7 vjet ago
in Të Gjitha
Turqia, shekullarizmi dhe feja

Nga George Friedman, “Geopolitical Futures”/Një ndarje, mund të jetë një punë dreqi. Në shumicën e rasteve, njëra palë dëshiron të largohet, dhe pala tjetër dëshiron që e para të qëndrojë. Në disa raste, njëra palë bën kërcënime-normalisht të natyrës financiare – se divorci do të qe katastrofik për të dyja palët. Në rastet më të këqija, fëmijët përdoren si një armë për të lënduar tjetrin.

Një divorc është një formë e çmendurisë ku mbizotëron inati, dhe ku të dyja palët janë shpesh të gatshme të shkatërrojnë gjithçka, vetëm për të penguar palën tjetër që të marrë atë që dëshiron. Mbretëria e Bashkuar, paraqiti një kërkesë për ndarjen nga Bashkimi Evropian, pak më shumë se 17 muaj më parë.

Bashkimi Evropian kërkon që ky akt të dëmtojë Britaninë e Madhe, edhe pse kjo e dëmton edhe vetë BE-në. Në fakt, në çmendurinë e tij delirante, Brukseli është duke thënë se unioni nuk do të dëmtohet nga humbja e ekonomisë së dytë më të madhe të Evropës. Britanikët, si pala që nisi procedurat e divorcit, kanë ndjenja të përziera mbi këtë proces. Ato luhaten nga ndjeshmëria, tek hakmarrja.

Pastaj janë “fëmijët”, Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës. Ata janë pengje në këtë negocim, me evropianët që kërkojnë një gjë, britanikët diçka tjetër, dhe irlandezët e të gjitha kampeve që druhen se Brexit do t’i përçajë. Kjo është pika ku unë mund të them, se ne nuk duhet ta çojmë më tej këtë analogji, por është pikërisht rasti kur analogjia nuk mund të shkojë më shumë se kaq.

Kur dëgjoj disa figura të BE-së që artikulojnë kërcënime ndaj Britanisë së Madhe, duke këmbëngulur se mezi presin të hakmerren, apo politikanët britanikë që thonë se duhet të largohen nga unioni, dhe fëmijët të mallkojnë – divorci është e vetmja metaforë që më vjen në mendje. Zakonisht, gjeopolitika i depersonalizon gjëra të tilla.

Britanikët kanë pasur një marrëdhënie komplekse me kontinentin, dhe për shekuj e kanë përdorur atë raport për t’i shërbyer interesave vetjake. “Martesa e tyre” me Evropën, nuk qe kurrë një dashuri pasionante. Ata qenë tejet të kujdesshëm ndaj integrimit evropian, dhe madje francezët donin t’i mbanin me çdo kusht jashtë unionit.

Ishte një bashkim i bazuar në llogaritjen e ftohtë, një “martesë” për para. Shkurorëzime të tilla duhet të jenë në parim të thjeshta. Megjithatë në këtë divorc, ekziston një element emocional, që shkon përtej parave dhe pozitës. Në lojë është një urrejtje dhe një pakënaqësi e madhe. Ajo është e rrënjosur ndër shekuj, me Evropën që e shihte përtej kanalit Albionin dinak, dhe Britaninë që shihte përballë një kontinent të konsumatorëve të hudhrave.

Për një kohë, u duk se ata mund të bashkoheshin, dhe madje të ishin të lumtur duke punuar së bashku. Tani evropianët mendojnë se britanikët i kanë tradhtuar, dhe se këta të fundit janë përçarë nëse duhet të qëndrojnë për paratë, apo të pranojnë faktin se në të vërtetë i urrejnë partnerët e tyre evropianë.

Por ata ndodhen gjithashtu në një pikë të procesit të divorcit, ku edhe nëse do të kishin qëndruar, martesa s’do të ishte më kurrë e njëjta. Edhe dy gjuetarët e vjetër të fatit, mund të arrijnë në pikën e moskthimit. Megjithatë, ata thjesht nuk mund të shmangin njëri-tjetrin. Në martesë, ka shumë lidhje që avokatët duhet të këpusin. S’ka kthim pas.

Mbetet vetëm pikëpyetja nëse, ashtu si tek “Lufta e Trëndafilave” (një film i vjetër që duhet ta shihni, për të kuptuar Brexit), ata do ta gjejnë veten duke e shkatërruar njëri-tjetrin, për të marrë fjalën e fundit.

Teoria gjeopolitike thotë se ata nuk mund të jenë kaq të paarsyeshëm, por divorci i bën njerëzit të sillen në mënyra të çuditshme. Unë dyshoj se edhe kjo do të përfundojë si shumica e ndarjeve:me një zgjidhje të ftohtë, por miqësore, e pasuar nga një qetësim i “stuhisë”. Por a do të jenë fëmijët gjithmonë të njëjtët?

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BritanisëdivorciEvropësrrëmujshëm

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Diplomacia/Serbia fut Shqipërinë në zonën e “ftohtë”: Do iu kthejmë reston

Diplomacia/Serbia fut Shqipërinë në zonën e “ftohtë”: Do iu kthejmë reston

Alarmohet Britania: Rusia po “sulmon” përmes “Kaspersky”

Alarmohet Britania: Rusia po “sulmon” përmes “Kaspersky”

Fundi i hipokrizisë

Fundi i hipokrizisë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Koreja e Jugut voton për presidentin e ri, pjesëmarrje rekord qytetarësh!
Bota

Koreja e Jugut voton për presidentin e ri, pjesëmarrje rekord qytetarësh!

by mirseda
08:43 | 03/06/2025
0

Është dita e zgjedhjeve në Korenë e Jugut, ku votuesit po zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit...

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

08:37 | 03/06/2025
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

08:34 | 03/06/2025
Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

23:08 | 02/06/2025
Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com