Gjykata ka lënë në burg nënkomisarin e policisë së Fierit, Festim Lelaj, si dhe 6 anëtarë e tjerë të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
I pari që doli për masë sigurie ishte nënkomisari Lelaj, i cili nuk pranoi të fliste pa u konsultuar më parë me avokatin e tij mbrojtës.
Ai u arrestua të martën sëbashku me dy persona të tjerë. Një ditë më pas, dy doganierë dhe dy oficerë policie ranë gjithashtu në pranga.
Lelaj cilësohet si organizatori i këtij rrjeti trafiku, aktiv që prej vitit 2014. Ata dyshohen si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit drejt Italisë, në Janar të këtij viti, si dhe për trafikim e një sasie për 350 kilogramë kanabis nga porti i Vlorës, në kohën kur Lelaj punonte në Policinë Kufitare të këtij porti. Arrestimet për këtë grup nisën në Janar dhe përfunduan të mërkurën.