Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë shpall konkurs ndaj organizatave të shoqërisë civile për kontributin e tyre në avancimin e kërkimit shkencor mbi personat me aftësi të kufizuar. Çmimi “Mbreti Salman” jepet nga Qendra King Salman për Kërkimin e Aftësisë së Kufizuar. Ambasada i bën thirrje institucioneve shkencore dhe qendrave kërkimore, subjekteve që janë të fokusuara në ndihmën e aftësisë së kufizuar, departamenteve, akademike të universiteteve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Fituesi i këtij Çmimi do të pajiset me një certifikatë me emrin e tij, një përmbledhje te kërkimeve për të cilën ai mori këtë çmim, një Medalje Mirënjohjeje, e për më tepër fituesi do të shpërblehet me një shumë prej 500 mijë Riyals Saudit. Afati i fundit për pranimin e aplikimeve është 31 dhjetori 2017.
Ai është një çmim i njohur ndërkombëtar, që i jepet punës shumë të mirë të organizatave të shoqërisë civile, si dhe institucioneve private, për kontributin e tyre në avancimin e kërkimit shkencor mbi aftësinë e kufizuar dhe futjen e tyre në tri fushat e tyre të ekspertizës: Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore, Shkencat Pedagogjike dhe Arsimore, Rehabilitimi dhe Shkencat Sociale. Për informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çmim, ju mund t’i gjeni ato në adresën zyrtare të Qendrës King Salman për Kërkimin e Aftësisë së Kufizuar, duke vizituar faqen e internetit që i kushtohet këtij çmimi “këtu”.