Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shokët e Lulit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shokët e Lulit

Nga Mero Baze/Ka të paktën dy shokë të spikatur të Lulzim Bashës qysh kurse është kthyer nga emigrimi në Shqipëri në vitin 2005, të cilët ngjajnë aq shumë me njëri tjetrin. I pari është Damir Fazlliç dhe i dyti Kamil Ekim Alptekin. Të dy nëse kërkon emrin e tyre në Google quhen “biznesmenë kontrovers”, të dy kanë kompani biznesi dhe konsulencash, të dy janë lobues pushtetesh nga vendet e Lindjes drejt Uashingtonit, të dy përfundojnë në biznese energjish dhe armësh dhe në fund të dy janë shokë të Lulzim Bashës. Biles shumë të ngushtë. Ndajnë pushtet dhe para së bashku.

I pari u prish me të, ndërkohë që PD po ikte nga pushteti në Shqipëri pas shumë pazaresh me njëri-tjetrin, dhe tani nëse e takon gjëkundi nuk të lë të ikësh, pa të shpjeguar “të zezat e Lulzim Bashës, të Shkëlzenit, të Kunatit” etj. Por i dyti është mik me të dhe sot është në qendër të vëmendjes botërore.

Kamil Ekim Alptekin, shoku më i ngushtë aktualisht në botë i Lulzim Bashës, është pronar i kompanisë “Inovo BV” e themeluar në Holandë, në 8 gusht 2005, në javën që Lulzim Basha e kishte marrë vesh emërimin e tij të parë si Ministër Transportesh në Shqipëri. Ai ishte një shok shkolle i ngushtë i Lulzim Bashës në Utrecht, por edhe pse ishte zhvendosur në Turqi, çuditërisht kompaninë e konsulencës për biznes dhe lobim e hapi në Holandë. Aty afër ishte ende shtëpia e Lulzim Bashës.

Në shtator të vitit 2014, Lulzim Basha ishte dëshmitar i dasmës së tij në një nga resortet turistike të njohur në Suada. Biznesmeni Alptekin festoi atje martesën e tij me gruan Nigar Talibzade si dhe ditëlindjen e fëmijëve binjakë. Çifti që ishte martuar një vit më parë, rinovoi martesën e tyre me pjesëmarrjen e miqve të ngushtë, ndër të cilët në krye ishte Lulzim Basha. Çifti sipas gazetës turke “Sabah”, së pari i pranoi dhuratat që sollën për fëmijët binjakë, dhe pastaj martesa vazhdoi në kompleksin e pishinave.

Besoj se foto e kësaj ceremonie dhe vetë konfidenca e Lulzim Bashës me të, është shteruese lidhur me miqësinë mes tyre.Interesant është fakti, që edhe pse Alptekin ka pasur një jetë shumë aktive në Turqi deri si eminencë gri e Erdoganit, edhe pse ka krijuar plot OJQ , kompaninë e tij në Holandë, e ka përdorur për të nënshkruar një kontratë me Michael Flynn, një javë pas grushtit të shtetit në Turqi, me qëllim që të përhapte opinione negative kundër Gulenit dhe pastaj ta rrëmbenin atë forcërisht për ta çuar në Turqi.

Fillimisht ai i ka paguar gjysmë milionë dollarë, por kontrata referuar shtypit amerikan shkonte në 15 milionë dollarë, nëse do të realizohej rrëmbimi. Është e çuditshme se si një kompani konsekuencash në Holandë mund të gjente kaq shumë para, pa bërë ato shërbime që bënte. Dhe në fakt ndër skandalet që ju zbuluan Michael Flynn, hetuesit federalë po shqyrtojnë nëse kontrata e konsiderueshme e Flynn me Alptekin “ka luajtur ndonjë rol në vendimet e tij si këshilltar i Presidentit”, duke përfshirë lëvizjen e tij të raportuar për të bllokuar një operacion ushtarak të SHBA kundër ISIS-it që Turqia kundërshtoi.

Siç shihet gjërat kanë shkuar larg, jo vetëm në një operacion pro-ISIS, por dhe në influencën ruse. Siç raporton  “Politico” Alptekin ka punuar ngushtë me biznesmenin e lindur në Ukrainë, Dmitri “David” Zaikan, për të koordinuar përpjekjet e lobimit turk në Uashington D.C dhe të dy burrat kanë negociuar marrëveshje biznesi me qeverinë e Vladimir Putinit.

Sot, një gjykatë në SHBA e shpalli fajtor Michael Flynn, ish këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, për përfshirjen e tij në ndikimin rus në SHBA.

Dhe kur e mendon gjithë këto lëvizje që ka bërë Alptekin me një kompani konsulence regjistruar në lagjen ku ka jetuar me Lulzim Bashën në Utrecht, e kupton sa lehtë e ka pasur ai të çojë Lulzim Bashën për një foto me Trumpin, në përpjekje për ta nxjerrë nga situata në Shqipëri.

Përfshi këtu dhe faktin që djali i Michael Flynn ka punuar në UNMIK me Lulzim Bashën dhe bashkë me Alptekinin ishin garantët që ai do ta “kapte” një foto me Trump. Tani Lulzim Basha jo vetëm që duhet t’i nënshtrohet hetimit, por paraprakisht duhet të deklarohet për disa çështje me interes publik në Shqipëri që lidhen me këtë njeri.

Së pari ai vetë, pastaj hetimet, duhet të na sigurojnë që nuk ka pasur ndonjë lidhje kjo kompani konsulence në Hollandë, me kontratën e “Bektel Enka” qoftë dhe si nënkontraktore e konsulentit zyrtar po ashtu holandez. Jo për gjë, por Alptekin në atë kohë duket që ka qenë afër afër punëve okulte të shtetit turk, sidomos në fushën e ushtrisë, ku ENKA ka operuar, sa mund ta ketë kapë “ndonjë stërkalë nga 1.2 miliardësh i eurove” të “Rrugës Kombit”, siç thotë Doktori në këto raste. Po ashtu Lulzim Basha në fillim, dhe pastaj hetimet, duhet ta pastrojnë historinë e mundësisë së pagesave që kjo kompani e regjistruar nga shoku i tij, tek lagjia e tij në Hollandë, për kompaninë off-shore që ka bërë pagesën në emër të PD në Uashington.

Dhe derisa të hetohen të gjitha këto, Lulzimi është mirë të përqëndrohet dhe një herë tek letrat që ka dorëzuar në KQZ dhe gjurmët që ka lënë rrugëve me shokët e tij, se nga “ferra e vogël mund të dalë lepuri i madh”. Jo vetëm ky që ngrënë 1 milionshin e fundit. (TemA)

Tags: Lulishokët

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Higuain i shkakton humbjen e parë Napolit, buzëqesh Interi

Higuain i shkakton humbjen e parë Napolit, buzëqesh Interi

Mziu zgjohet nga “gjumi”, Rama në Kamëz për situatën

Mziu zgjohet nga “gjumi”, Rama në Kamëz për situatën

1.6 ton drogë drejt Greqisë/Arrestohen 5 prej trafikantëve; 65-vjeçari grek i ndihmoi me gomonen

1.6 ton drogë drejt Greqisë/Arrestohen 5 prej trafikantëve; 65-vjeçari grek i ndihmoi me gomonen







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë
Bota

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë

by mirseda
22:52 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin...

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

22:24 | 17/03/2026
Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

21:59 | 17/03/2026
Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com