Prodhuesi më i madh i energjisë në Bashkimin Evropian gjatë periudhës post-komuniste në vendet e lindjes, po zvogëlon operacionet e trazuara të Ballkanit për të zgjeruar në perëndim.
Prodhuesi më i madh i energjisë në territorin e Bashkimit Evropian në periudhën pos-komuniste po minimizon operacionet e saj në Ballkan për të parë mundësinë e saj të investimeve në pjesë tjetër të Evropës Perendimore. Pas shumë investimeve të bërë dhe miliona dollarëve të investuar në rajonin e Evropës Lindore, kompania e energjisë CEZ po përgatit planin e ngritjes pas përplasjeve me ligjbërësit dhe rregullotet e vendeve ku ajo ka vepruar me aktivitetin e saj.
Kopmpania CEZ me qendër në Pragë është në negociata e sipër për të shitur fabrikat e thëngjillit dhe një biznes distribucioni në Bullgari.
Në perendimi kjo kompani synon të jetë e pozicionuar në një enetgjine e erës, stablimentet e ngrohjes dhe asete të tjera për të konkurruar dhe gjigabtët në këtë fushië siç janë EON SE dhe Engie SA.”Ne jemi duke e zhvendosur fokusin tonë,” tha shefi i Financave Martin Novak, në një intervistë. “Përsa i përket aseteve të reja, kompania tani po synon ripërtëritjen e energjisë, dhe përfundimisht në Evropën qendrore dhe perëndimore, sesa në Evropën Juglindore”.
Shitja e afërt e mjeteve në Bullgari, të cilat kompania shpreson që të përfundojë në muajt e ardhshëm, ky veprim synon fundin e zgjerim të shpejtë nën menaxhimine mëparshëm në tregjet nga Rumania, Shqipëria dhe Turqia.Skandali CEZ-DIA është një nga problematikat më të mëdha sa i takon dëmit të buxhetit të shtetit, pasi ndërprerja e kontratës dhe dërgimi i çështjes në arbitrzh i kushtoi shtrenjt shtetit dhe ekonomisë shqiptare.
Aktualisht Kastriot Isamailaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me 11 vite burg si person i përfshirë në aferat e korrupsionit në fushën e energjisë. Dëmi ekonomikë në vlerën e 700 milionë eurove, rëndoi jo pak ekonominë dhe buxhetin e shtetit.
Shërbimi çek, i cili ende gjeneron shumicën e fuqisë së tij nga qymyri, planifikon të dyfishojë fitimin nga burimet e reja deri në vitin 2020 për të konkuruar kolegët e saj perëndimorë.
Strategjia ballkanike e CEZ filloi të shkërmoqet në fillim të dekadës, pasi çmimet e shitjes me shumicë u rrëzuan dhe qeveritë nacionaliste u kthyen në shërbimet e huaja. Kompania së shpejti u përplas me rregullatorët vendas ndërsa Shqipëria nacionalizoi pasuritë e saj, Rumania përkohësisht i mbylli kompensimet shtetërore për energjinë e erës dhe Bullgaria kërcënoi vazhdimisht që të revokojë licencën e ndërmarrjes pasi akuzoi CEZ për të ngarkuar shumë konsumatorë.
Prodhuesi ndoshta nuk do të marrë më shumë se 9 miliardë koruna për asetet bullgare, sipas Komercni Banka AS. Kjo është shumë më pak se 17.5 miliardë koruna që u kthye në 2004, ndonëse CEZ ka mbledhur rreth 7 miliardë koruna në dividend gjatë 12 viteve të fundit, tha Miroslav Frayer, një analist në bankën me qendër në Pragë.
Ndërmarrja ende po negocion me blerësit potencialë, duke përfshirë kompaninë çeke Energo-Pro AS, e cila e ëmbëlsoi ofertën e saj në shtator.
CEZ ka fituar 13 për qind këtë vit, duke mposhtur një fitim prej 9.4 për qind në Indeksin e Shërbimeve të Stoxx Europe 600. Stoku nuk ndryshoi në 485 koruna në orën 9:56 në Pragë.
CEZ mund të shesë aksionet e saj me 50 për qind në Akcez Enerji Yatirimlari AS, një furnizues energjie për 3.4 milion njerëz në veriperëndim të Turqisë. Megjithëse menaxhmenti nuk është duke negociuar zyrtarisht, është e hapur për oferta, tha Novak.
Në të njëjtën kohë, kompania ka shtuar 35 megavat të kapacitetit të erës në tokë në Gjermani këtë vit. Bleu nëntë ferma të erës në Francë, ku ka në plan të zhvillojë deri në 100 megavat në pesë vitet e ardhshme. CEZ gjithashtu fitoi kontrata për ngrohje dhe zgjidhje të energjisë për qytete në Poloni, Sllovaki dhe Republikën Çeke.
“Duket sikur CEZ do të fokusohet gjithnjë e më shumë në energjinë e rinovueshme dhe nuk do të blejë më as mjete të pista”, tha Frayer. “Ata me të vërtetë bënë një kthesë prej 180 gradësh dhe do të përqëndrohen në Evropën qendrore dhe perëndimore”.
Zhvendosja e strategjisë së CEZ përkon me një shtysë nga Bashkimi Evropian për të rritur objektivin e energjisë së ripërtëritshme të rajonit në 30 përqind të konsumit të përgjithshëm në bllok deri në vitin 2030 nga qëllimi aktual i të paktën 27 përqind deri në vitin 2030, tha nënkryetari i Komisionit Europian Marosi Sefçoviç javën e kaluar. CEZ po shqyrton ndarjen e aseteve të rinovueshme nga energjia konvencionale në një mënyrë të ngjashme me atë kur RWE AG hoqi energjitë e saj të gjelbra, rrjetin dhe njësitë e shitjes me pakicë në Innogy SE, tha Novak.
Megjithatë, CEZ do të duhet të rrisë ndjeshëm kapacitetin e saj të ripërtëritshëm të energjisë në perëndim për të bërë një ndikim të prekshëm në të ardhurat, sipas Jan Raska, një analist në Fio Banka AS në Pragë.
“Është e qartë se ata janë të etur të largohen nga Ballkani për në perëndim, mjedisi rregullator i të cilit është shumë më i parashikueshëm,”-tha Raska me telefon. Por kjo nuk do të jetë e lehtë. Gara është tashmë e ashpër/Bloomberg.L.P. TIRANA TODAY