Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shifrat/Shqipëria e pasur me naftë, por “ngordh” nga varfëria

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria
Shifrat/Shqipëria e pasur me naftë, por “ngordh” nga varfëria

Shqipëria konsiderohet si prodhuesi më i madh i naftës së papërpunuar në Ballkanin Perëndimor por nga ana tjetër vuan nga varfëria.  Ky konstatim vjen nga Instituti i Energjisë për Evropën Juglindore. 

Shoqata shqiptare e Energjisë (AEA), ka vlerësuar se vendi ynë ka rezerva të larta  të naftës që shkon deri në 400 milionë tonë, megjithëse kërkohen investime të mëtejshme për kërkim dhe zhvillim.

“Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet më të pasura në Evropë  sa i takon rezervave të hidrokarbureve  në tokë”-shprehet Erlet Shaqe, kryetar i AEA-s për Evropën për Zhvillim, në një prononcim për “Emerging Europe”.

Duke nisur që nga viti 2004, janë nënshkruar 16 marrëveshje  sa i përket eksplorimit të naftës dhe të gazit, nga të cilat vetëm pesë janë  në fazën prodhimit. Kompanitë që janë aktualisht prodhuese janë Bankers. Transatlantik, Transoil, Sherwood dhe Phoenix. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, 90 për qind  e prodhimit të naftës së papërpunuar në citin 2016 i përket  kompanisë së Bankers Petroleum.Po lind pyetja se përse  nuk po përfiton vendi nga industria naftës? Por sipas Shaqe, kjo është një çështje që i përket mënyrës se si janë bërë marrëveshjet me këto kompani.

“Ky fakt tregon jo vetëm mungesën e përgatitjes dhe zbatimit, por edhe kontrollin e dobët të inspektimit, monitorimit, kontrollit dhe auditimit të subjekteve publike: si të  MIE, AKBN dhe Albpetrol ShA”-vijon Shaqe.

Institucioni i Lartë i Shtetit Shqiptar i Auditimit ka përfunduar një auditim  për proceduarat  dhe Rezultatet e Marrëveshjeve të  Naftës në Shqipëri. Në nisje të vitit  2017 ndikimi në ekonomi i përdorimit  të aseteve  nëntokësore ka qenë në kufijtë e minimales,  si në aspektin mbi format e punësimit ashtu edhe tek  të ardhurat buxhetore  në ekonominë  e vendit.

“Shqipëria vlerësohet të ketë më shumë rezerva prej më shumë se 277 milionë fuçi dhe zona e naftës Patos-Marinëz-Kolonjë, e njohur si fusha më e madhe e naftës në Evropën kontinentale. Por vetëm 2.18 për qind u shfrytëzuan në mes të 2010 dhe 2014”-theksoi Shaqe.

Por ka edhe zhvillime pozitive në pikëpamjen e Shaqes pasi sipas tij,  Korporata Pennine Petroleum ka përfunduar një marrëveshje në lidhje me Bllokun Velca.

“Ata kanë marrë miratimin e qeverisë, e cila hap rrugën për procedura të tjera. Marrëveshja bazohet në ndarjen e prodhimit, hulumtimit, zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve dhe është e lidhur me kompaninë shtetërore të naftës nën menaxhimin e Bllokut Velca. Shell është gjithashtu aktive, pasi ka investuar mbi 270 milionë dollarë në Shqipëri pas një zbulimi shumë pozitiv në fushën e naftës Shpiragu-2”- përfundon ai.

Përshtati: TIRANA TODAY 

Tags: “ngordh”naftepasurshifratshqiperiavarferia

TË LIDHURA

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE
Politikë

Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE

17:51 | 14/02/2026
Next Post
Femrat me 5 humbje radhazi, na ndëshkon një shqiptare

Femrat me 5 humbje radhazi, na ndëshkon një shqiptare

Çlirim Gjata: Vetëm KLP vendos se kur mbaron mandati i kryeprokurorit

Çlirim Gjata: Vetëm KLP vendos se kur mbaron mandati i kryeprokurorit

Le Radical/ Intervista e rrallë e Isa Boletinit për mediat franceze

Le Radical/ Intervista e rrallë e Isa Boletinit për mediat franceze







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

by mirseda
19:33 | 14/02/2026
0

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë të ndodhur në Stamboll. Mes të...

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Zelensky: Helm apo raketa nga Rusia — cili është ndryshimi?

Zelensky: Helm apo raketa nga Rusia — cili është ndryshimi?

18:15 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com