Ditët e fundit policia italiane ka zbuluar pas kontrolleve rigoroze në Sacile, strehën e Eduard Trushit, 32 vjeçarit shqiptar të arrestuar për vjedhje.
Emri i Eduardit nuk është i panjohur pasi ai është njeri nga vëllezërit shqiptare binjakë që tërbuan gjyqtarët italianë. Ata akuzohen për grabitjen e më shumë se 100 banesave.
Në ish-shkollën në rrugën Saccon, në San Vendemiano, sipas mediave italiane, shqiptari kishte fshehur sendet e vjedhura veçanërisht në provincën e Pordenone.
Shqiptari qëndronte në një nga dhomat e shkollës, në një shtrat dhe në një nga bankat e shkollës e përdorte si tryezë për t’u ushqyer. Ndërtesa ishte rreth 500 metra nga vendet ku hajduti parkonte makinat e vjedhura.
Gjatë kontrolleve, policia ka zbuluar një trapan me bateri me të cilën hapte vrimat gjatë vjedhjeve dhe tela, veshje e këpucë.
Por mbi të gjitha u gjetën edhe para kesh, shumë ora dhe bizhuteri prej ari (vëthë, byzylykë, unazat e martesave etj) të gjitha tashme te sekuestruara si prova.
Sipas mediave italiane, do të shihet nëse sendet e sekuestruara do ti kthehen pronareve neë bazë të denoncimeve të bëra.
ARRESTIMI
Dy binjakët grabitës kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Binjakët” dhe janë dërguar menjëherë në burgun e Mantovës. Ata kishin vite që ishin kthyer në makth për banorët e Mantovës, por edhe i rrethinave të tjera dhe komuniteteve përreth.
Policia italiane ra në gjurmët e tyre që prej 28 tetorit të vitit të kaluar, në një operacion ku madje njëri prej dy vëllezërve mbeti i plagosur, por nuk mundi t’i arrestonte në atë rast, edhe pse falë njollave të gjakut në vendngjarje u bë e mundur identifikimi i tyre.
Gjatë operacionit për arrestimin e tyre një ditë më parë, Eduard Trushi u ndalua në vend, në banesë, ndërsa Edmondi arriti të largohej me makinën e tij tip Ford Mustang, për vetëm 24 orë, pasi u arrestua nga forcat italiane të rendit.
Në cilësinë e provës materiale, atyre iu sekuestruan dy automjete luksoze, 24 000 euro, 5 orë floriri “Rolex”, si dhe bizhuteri të tjera floriri dhe diamante, dhe material teknologjike, me vlerë totale prej 300 000 eurosh.