Policia italiane arrestoi në orët e para të mëngjesit 11 trafikantë droge, mes të cilëve shqiptarë dhe italianë. Mediat italiane bëjnë të ditur se operacioni, po vijon edhe në këto momente në Ravena. Të arrestuarit janë pjesë e një organizate që është nën hetim prej vitit 2016. Grupi merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan 10 kg marjuanë, 32 kg hashash dhe 1.1 kg kokainë.