Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Duka: Fino kandidat zyrtarë i Partisë Socialiste

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Duka: Fino kandidat zyrtarë i Partisë Socialiste

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, teksa është i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ka folur për zgjedhjet e ardhshme për kreun e FSHF dhe kandidatët e mundshëm. Po ashtu ka sqaruar edhe akuzat e shumta të drejtuara nga klubet për kreun e Federatës, duke i quajtur që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin, por i bëjnë për hesape personale.

Akuzat e klubeve ndaj Federatës apo edhe ndaj Jush personalisht?

“E gjithë kjo situata me klubet është ngritur për faktin e një gabimi që mund të ketë ndodhur një ndeshje apo më shumë. Por kjo nuk është aspak me tendencë, pasi sporti i rezervon këto gabime. Ata që ngrenë zërin dhe hedhin baltë ndaj FSHF-s, nuk e bëjnë për aspekte sportive, por kanë interesa të tjera personale për ta bërë.”

Për moszgjedhjen në UEFA dhe dënimi i Skënderbeut

“Nuk është ngjarje e veçantë, përderisa akuzohet një skuadër e futbollit që drejton, është minus. Ka pasur shtysa të jashtme që nuk e di nga kanë ardhur. Ne letrat gjithmonë na vijnë nga fshati (qesh). A ka pasur ndërhyrje? Po patjetër, janë bërë publike. Unë në fakt nuk e kam përjetuar dhe nuk e cilësoj dështim moszgjedhjen. Ka qenë një letër që u shkoi të gjitha Federatave. Duket sikur vinte nga një personazh politik po nuk e di, ka qenë anonime. Çështja a Skënderbeut apo hetimit ishte negative, por gjithsesi, nuk e konsideroj dhe nuk e kam përjetuar keq rezultatin”.

Për menaxhimin e klubeve…

“Ke klube të vogla që menaxhohen shumë mirë si për shembull mund të them Laçi. Klub me financa modeste që ka infrastrukturë shumë të mirë të ndërtuar me kontribute të FSHF-së, bashkisë dhe drejtuesve. Ka shumë vite që konkurron në Superiore. Vërtetë organizohet mirë dhe bën futboll. Ke të tjera që shpenzojnë më shumë dhe janë menaxhuar shumë keq e nuk kanë rezultate.Unë jam tifoz me Vllazninë në fakt, por besoj se duket qartë që shkodranët nuk kanë përfituar aspak nga kjo”

Për kandidimin e mundshëm të Bashkim Finos

“Aq sa thatë ju, kam dëgjuar edhe unë për Bashkimin, që mund të jetë, mediatikisht, E njoh, kam marrëdhënie personale me të, e kam pasur shok shkolle. E respektoj si njeri. Sa i përket kandidimit si pjesë e një partie, i përket atij ta mendojë. Nëse partia do ta kandidoj, ta kandidojë nga selia e partisë, të jetë kandidati i zyrtarizuar i partisë. Ne kemi pasur deputetë që kanë deklaruar nga foltorja e parlamentit që arbitrin e godita unë, edhe kjo mund të ndodhë. Nuk besoj se partia Socialiste do të angazhohet në një fushatë sportive, edhe nëse një nga radhët e saj mund të jetë kandidat”.

Tags: DukaFinokandidatpartisëzyrtare

TË LIDHURA

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Dalbert: Me ndihmën e Spalletit do tregoj se sa vlej

Dalbert: Me ndihmën e Spalletit do tregoj se sa vlej

Çështja “Tahiri” fut në sherr dy deputetët/Ferhati: Mos u skuq! Salianji: Kjo është për t’u nxirë

Çështja “Tahiri” fut në sherr dy deputetët/Ferhati: Mos u skuq! Salianji: Kjo është për t’u nxirë

Tillerson mesazh Shqipërisë: Mik dhe aleat i vyer i SHBA-ve







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Afera e tunelit të Llogarasë, SPAK padit bashkëpunëtorë të Ballukut
Aktualitet

Afera e tunelit të Llogarasë, SPAK padit bashkëpunëtorë të Ballukut

by mirseda
17:17 | 03/11/2025
0

Në vijim të njoftimit të mëparshëm të publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal...

Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit. Lista

Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit. Lista

17:15 | 03/11/2025
Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt, mbetet kryetar i Tiranës

Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt, mbetet kryetar i Tiranës

17:06 | 03/11/2025
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

16:27 | 03/11/2025
Policia e Kosovës: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

Policia e Kosovës: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

16:25 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com