Milan ka shkarkuar sot zyrtarisht trajnerin Vincenzo Montella. Këtë post, skuadra e kuqezinjve ia ka besuar Gennaro Gattusos, i cili do të jetë trajner deri në një vendim të bordit të skuadrës italiane.
Shkarkimi i Montellas vjen pas formës së dobët të skuadrës italiane, pavarësisht investimeve të mëdha. Nga 64 ndeshje nën drejtimin e Montellas, ai ka mbledhur 32 fitore, 14 barazime dhe 18 humbje, pra rreth 50% fitore nga ndeshjet e luajtura.
Gattuso do të stërvitet duke nisur që prej ditës së nesërme, kur është planifikuar të mbahet edhe konferenca për shtyp.
Shkarkimi i Montellas duket se ka gëzuar edhe ish-sulmuesin e kuqezinjve, kolumbiani Karlos Baka, i cili në verë u largua drejt Vilareallit sepse nuk ishte më në planet e teknikut italian.
“Zoti vonon por nuk harron”, shkruan ai në një status në profilin e tij në Twitter, duke shprehur kështu kënaqësinë që Montela nuk është më trajner i Milanit.