Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Brexit/BE favorizon britanikët, kanë 10 ditë kohë më tepër

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Brexit/BE favorizon britanikët, kanë 10 ditë kohë më tepër

BE shikon përparime në negociatat për Brexit, por ende ato mbeten një “sfidë e madhe”, sipas presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk. BE i jep Britanisë së Madhe edhe 10 ditë për të bërë lëshime.

Pas takimit mes kryeministres britanike, Theresa May dhe kryetarit të Këshillit të BE, Donald Tusk perceptimet për stadin e Brexit ishin të ndryshme të premten. Tusk u tregua skeptik, nëse pala britanike po bën ofertat e duhura për të iniciuar fazën e dytë të Brexitit. Megjithatë ai theksoi se arritja e një progresi të konsiderueshëm është e mundur në samitin e dhjetorit, por „sfidat e mëdha” mbeten. Në këto fjalë nuk tingëllon as entuziazëm e as gjetje e zgjidhjes së duhur. Tani britanikët i kanë edhe 10 ditë kohë për të bërë lëshimet e tyre. Më 4 dhjetor ata duhet ta bëjnë mjaft konkrete, se cilat propozime do t’i ofrojnë BE-së në tryezën e bisedimeve.

May thekson optimizmin

Por Theresa May u shpreh, se ajo ka „ndjesinë e vërtetë”, se të dyja palët do të bëjnë progres deri në këtë kohë. Ka ende probleme në fusha të ndryshme të Brexit, por bisedimet janë zhvilluar në një „atmosferë pozitive” dhe se të dyja palët „duan të ecin përpara së bashku”, tha ajo.

I hapur mbetet propozimi konkret i britanikëve për llogarinë e Brexit. Londra është e gatshme t‘i ofrojë BE-së miliarda të tjera. Por detajet ende nuk janë sqaruar, si për shembull të drejtat e qytetarëve të BE. E ardhmja e Irlandës po kthehet në një pikë të vështirë negociimi. Qeveria e Dublinit ka ashpërsuar tonin ditët e fundit, dhe ka kërkuar propozime konkrete nga Britania e Madhe se si mund të mënjanohet kufiri në ishullin irlandez. „Për këtë të dyja palët janë në ujdi”, tha Theresa May. Qeveritë e Londrës dhe Dublinit janë në kontakt të vazhdueshëm, por detaje ajo nuk dha, ashtu si edhe ministri i Brexit, David Davis në muajt e fundit.

Irlanda kërcënon me bllokadë

Qeveria në Dublin ndodhet aktualisht në një krizë të rëndë dhe kërcënon të rrëzohet për shkak të një skandali me policinë. Kjo mund të dobësojë pozicionin e saj negociues në Bruksel, por opozita e vdenit thekson, se në çështjen e Brexit janë të gjithë të një mendimi. Për Dublinin ka rëndësi të madhe afërsia sa më e madhe e Irlandës së Veriut me rregulloret e BE edhe pas Brexit. Parimisht rajoni duhet të mbetej në unionin doganor për të mundësuar një shkëmbim të mëtejshëm pa probleme të mallrave e transportit. Të dyja rajonet janë të lidhur ngushtë si me rrjetet elektrike ashtu edhe ato ekonomike. Qeveria e Londrës nuk e miraton idenë e një zone të posaçme ekonomike për Irlandën e Veriut, aty ku shfaqet kufiri i jashtëm i BE. Por Londra as nuk po ofron zgjidhje alternative. Një çështje që në samitin e dhjetorit mund të kthehet në një lëndë shpërthyese politike për bisedimet e Brexit.

Nuk ka dobësi gjermane në Europë

Angela Merkel pjesëmarrëse në samitin e BE për partneritetin lindor u soll si zakonisht. Madje ajo gjeti kohë të takohej edhe me kryeministren, Theresa May, ndoshta edhe për të theksuar se ajo ende është „efektive në detyrë”. Në Europë vazhdohen të merren vendime të tjera, theksoi kancelarja. Një përpjekje për të qetësuar disa partnerë të shqetësuar në BE, pas kaosit për krijimin e qeverisë në Berlin. Në të vërtetë as Theresa May nuk duhet të ketë iluzione, se një dobësim të qeverisë gjermane ajo mund ta shfrytëzonte në favor të saj, sidomos pas nxitjeve të ardhura nga disa anëtarë të qeverisë britanike që të shfrytëzohet vakuumi në Berlin. Sepse një ide e tillë u përqesh edhe nga ata që janë të shqetësuar për problemet e Gjermanisë, si Holanda, Spanja apo vendet skandinave, shkruan DW.

4 dhjetori po afron…

Në çështjen e Brexit, BE është kaq e bashkuar, saqë një kancelare në detyrë mund të miratojë pa probleme vendimet e e përbashkëta, deklaruan diplomatë të BE. Edhe në Berlin ekziston i njëjti qëndrim: Idetë e „Brexitanëve” se mund të përfitohet nga dobësia e qeverisë gjermane janë „absurde”, theksoi politikani i Gjelbër gjerman, Reinhard Bütikofer. Në çështjen e kushteve që duhen plotësuar për të „arritur suksese të dukshme” në bisedimet për Brexit ekziston një ujdi e përgjithshme tek të gjitha grupet parlamentare. Ajo që mund thuhet është se 4 dhjetori po afron, dhe ende shumë çështje janë të hapura.

Tags: 10 ditëbeBrexitbritaniketfavorizonkohemë tepër

TË LIDHURA

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n
Bota

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

09:36 | 16/09/2025
“Të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll bën thirrjen: Përjashtoni Izraelin nga garat sportive!
Bota

“Të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll bën thirrjen: Përjashtoni Izraelin nga garat sportive!

09:33 | 16/09/2025
“Takimi Putin-Zelensky i vështirë, e urrejnë njëri-tjetrin”, Trump: Duhet të ndërhyj për t’i bashkuar, do të flas veçmas me ta
Bota

“Takimi Putin-Zelensky i vështirë, e urrejnë njëri-tjetrin”, Trump: Duhet të ndërhyj për t’i bashkuar, do të flas veçmas me ta

21:05 | 15/09/2025
Next Post
Vllaznia vuan por fiton ndaj Luftëtarit, Plaku dhe Racic leksion Lushnjës

Vllaznia vuan por fiton ndaj Luftëtarit, Plaku dhe Racic leksion Lushnjës

Historia prekëse e Dajanës: 18 operacione dhe 2 herë në koma, ja mesazhi i saj

Historia prekëse e Dajanës: 18 operacione dhe 2 herë në koma, ja mesazhi i saj

Drejtësia e 2018-tës

Drejtësia e 2018-tës

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton DATËN
Aktualitet

Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton DATËN

by mirseda
10:59 | 16/09/2025
0

Gjyqtarja Etleva Deda cakton datën 29 shtator ora 12:00 për të zhvilliar seancën paraprake për kryebashkiakun e...

Jozefina Topalli rikthehet dhe betohet si deputete

Jozefina Topalli rikthehet dhe betohet si deputete

10:50 | 16/09/2025
Synimi është mbyllja e negociatave në 2027-ën, Marta Kos: E mbështesim këtë vizion

Synimi është mbyllja e negociatave në 2027-ën, Marta Kos: E mbështesim këtë vizion

10:33 | 16/09/2025
Gazment Bardhi i përgjigjet Ballës

Gazment Bardhi i përgjigjet Ballës

10:31 | 16/09/2025
“Jetike që opozita të vijë në Komisione”, Balla i përgjigjet kritikave

“Jetike që opozita të vijë në Komisione”, Balla i përgjigjet kritikave

10:28 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com