pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayettambet güncel giriştaraftarium24betasusjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvkolaybetjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetvakticasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayjojobetjojobet girişbetsalvadorsonbahis girişholiganbetgrandpashabetjojobetholiganbetbetsalvadornesinecasino girişnesinecasinoibizabet girişibizabetbahiscom girişbahiscomBettilt girişBettiltjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsuperbetinpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinomarsbahiscasinowonjojobetjojobetbettiltbahiscomsuperbetinhititbetholiganbetgrandpashabetmatbetmarsbahispusulabetmarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişjojobetdeneme bonususuperbetin girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelergrandpashabetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

FIFA në gjyq, provat që vërtetojnë korrupsionin e saj

9 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha

Nga James M.Dorsey, “The Globalist”/ I nxitur politikisht, korrupsioni i shumëpërhapur në botërorët e kaluar të futbollit, është duke u bërë gjithnjë e më i dukshëm. Lidhja mes sportit dhe politikës, që nënkupton dhe mundëson një korrupsion masiv, është diskutuar pak. Çështja e Kupës së Botës që do të mbahet në Katar, ngre një mori pyetjesh, të cilat nëse adresohen mund të kontribuojnë në një qeverisje thelbësisht më të pastër të sportit.

Dëshmia e një personazhi të njohur në një sallë gjyqi në Nju Jork, ka zbuluar akuza të reja për aktin korruptiv të Katarit në ofertën e tij të suksesshme për të drejtën e mbajtjes së Kupës së Botës 2022. Pretendimet e Alejandro Burzaco, ish-kreu i kompanisë sportive argjentinase “Torneos y Competencias”, ka gjasa të ringjallë thirrjet pjesërisht të motivuara nga politika, që Katarit t’i hiqet e drejta për të organizuar Kupën e Botës.

I paditur me akuzën e korrupsionit, zoti Burzaco, i cili ka rënë dakord për një marrëveshje me drejtësinë, pranoi fajësinë dhe pritet të dënohet majin e vitit të ardhshëm. Zoti Burzaco është një ndër më shumë se 40 zyrtarët, drejtuesit e biznesit dhe organizatave që janë të akuzuar në Shtetet e Bashkuara për korrupsion, qëkur policia zvicerane e shoqëruar nga agjentët e FBI-së bastisi në vitin 2015 një hotel në Zyrih, ku qenë mbledhur anëtarët e lartë të FIFA-s.

Burzaco pohoi se tre të pandehurit e parë që do të dalin në gjyq – ish drejtuesi i Konfederatës së Futbollit në Amerikën e Jugut CONMEBOL, Juan Angel Napout dhe krerët e dikurshëm të federatave braziliane dhe peruane të futbollit, Juan Maria Marin dhe Manuel Burga, në mesin e disa zyrtarëve më të lartë të futbollit në Amerikën Latine, kishin marrë dhjetëra miliona dollarë ryshfet për të dhënë votat e tyre në favor të Katarit si mikpritës i Kupës së Botës 2022.

Financat e Katarit nën “lupë”

Marrëveshjet financiare që Katari ka lidhur sa i përket aktiviteteve sportive, janë nën hetim në disa fronte. Në një hetim të veçantë, prokurorët zviceranë hapën muajin e kaluar procedime penale kundër emirit nga Katarit Nasser Al-Khelaifi, shefi ekzekutiv i “beIN Media Group”, që ka ekskluzivitetin e transmetimit të sporteve në rrjetin televiziv Al Jazeera, dhe presidenti i klubit francez të futbollit Paris St-Germain.

Procedimet ndaj tij ka filluar, pasi zoti Al-Khelaifi dyshohet se ka korruptuar ish-sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, për të garantuar që kompania e tij të fitojë të drejtat e transmetimit për Kupat e Botës 2026 dhe 2030. Katari dhe zoti Al-Khelaifi, i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

Related image

Një ripërtëritje e debatit mbi heqjen e të drejtës së Katarit për të pritur zhvillimin e Kupës së Botës 2022, vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë duke bërë një fushatë pikërisht për këtë arsye, si pjesë e bojkotit diplomatik dhe ekonomik të Katarit prej pothuajse 6 muajsh.

Dokumentet e rrjedhura nga një llogari e postës elektronike të Youssef Al-Otaiba, ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në SHBA, zbuluan një plan të Emirateve për të minuar monedhën e Katarit, nëpërmjet manipulimit të vlerës së obligacioneve dhe derivateve.

Nëse do të zbatohej me sukses, plani do t’i kishte lejuar kundërshtarët e Katarit të argumentonin se problemet financiare të Gjirit Persik, e vënë në pikëpyetje aftësinë e Katarit për të organizuar Kupën e Botës. Plani ishte pjesë e ofensivës së fundit në kuadër të një lufte të fshehtë mediatike dhe futbollistike mes Emirateve dhe Katarit, qëkur ky i fundit fitoi të drejtën e organizimit të Botërorit 2022 në vitin 2010.

Natyra politike e debatit

Natyra thelbësisht politike e debatit mbi Katarin, dhe politikat që çuan në korrupsionin e supozuar financiar në ofertën e tij për të organizuar një botëror futbolli, e ndërlikon çdo diskutim mbi atë se çfarë duhet të bëhet nëse korrupsioni i Katarit vërtetohet ligjërisht. Dhe kjo anashkalon edhe faktin që Katari, oferta e të cilit ka qenë vetëm njëra prej skandaleve të shumta në qeverisjen botërore futbollit, ndodh të jetë në qendër të vëmendjes në një kohë që korrupsioni i përhapur politikisht por edhe në procesi i garës për të drejtën e organizimit të botëroreve, po bëhet gjithnjë më i dukshëm.

Me fjalë të tjera, ajo për të cilën akuzohet Katari, qe një praktikë e zakonshme, edhe pse Katari ishte i gatshëm ta bënte atë në një shkallë shumë më të madhe. Çështja e botërorit të Katarit, ngre një mori pyetjesh, që nëse adresohen mund të kontribuojnë në një qeverisje thelbësisht më të pastër të sportit. Asnjë çështje nuk është më themelore, sesa ajo e marrëdhënieve midis sportit dhe politikës.

Është një marrëdhënie të cilën drejtuesit sportivë dhe politikanët e mohojnë, përkundër faktit se ajo është publike dhe e njohur tashmë. Kjo marrëdhënie e ka ripohuar veten në mënyrë të përsëritur në muajt e fundit, me vendimet mbi gjyqtarët të marra mbi baza politike dhe jo profesionale, si dhe refuzimin e FIFA-s për të zbatuar rregullat e veta në dallimet mes palestinezëve dhe izraelitëve nën justifikimin e ndarjes së sportit nga politika. Mohimi ka shërbyer prej kohësh si një lloj mbulese për drejtuesit e sportit, politikanët dhe zyrtarët e tjerë për të bërë çfarë duan.

FIFA dhe gjeopolitika

Në një sekuencë të çuditshme dhe kontradiktore të ngjarjeve, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino refuzoi në muajin qershor përfshirjen e organizatës që ai drejton në krizën e Gjirit, duke thënë se “roli thelbësor i FIFA, siç e kuptoj unë, është të merret me futbollin, dhe të mos ndërhyjë në gjeopolitikë”.

Megjithatë, në të njëjtën ditë, Infantino ndërhyri në krizën e Gjirit duke hequr një arbitër nga Katari nga gjykimi i një ndeshje eliminatore për Kupën e Botës 2018, me kërkesën e vetë Emirateve të Bashkuara Arabe. FIFA, përtej deklarimit se vendimi u mor “në kuadër të situatës aktuale gjeopolitike”, dukej sikur po thoshte me nënkuptim se një gjyqtar nga Katari, nuk mund të ishte një arbitër i ndershëm i një ndeshje futbolli, që përfshinte një nga kundërshtarët e vendit të tij.

Image result for gianni infantino

Një kërkesë javën e kaluar nga Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA) për të përjashtuar një  gjyqtar nga Katari nga arbitrimi i ndeshjeve së Egjiptit dhe Arabisë Saudite gjatë finaleve të Kupës së Botës pranverën e ardhshme në Rusi, e vendos FIFA-n në një pozitë në të cilën do të duhet të zgjedhë mes profesionalizmit dhe politikës.

Përdorimi i FIFA-s si një armë nga njëra palë në konfliktin e fundit në Gjirin Persik, por edhe faktet e reja mbi korrupsionin e kësaj organizate, e bëjnë emergjente vendosjen në tryezë të kësaj marrëdhënie të pazgjidhshme midis sportit dhe politikës, dhe diskutimin e mënyrave për të menaxhuar një marrëdhënie që është tashmë një realitet. Procedurat ligjore në Nju Jork, mund ta detyrojnë FIFA-n të spastrojë një pjesë të aferave të saj korruptive, por kjo nuk do të zgjidhte problemin e saj themelor strukturor.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: FIFAgjyqkorrupsioninjprovatvërtetojnë

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident pranë urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, përplasen një motomjet dhe një automjet

19:40 | 16/06/2026
Aktualitet

Karamele me drogë në shkolla/ Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Po shiten për fëmijët

19:11 | 16/06/2026
Aktualitet

Protestuesja: Ndryshojmë orarin, protesta nuk ndalet

19:04 | 16/06/2026
Next Post

Provokon Serbia: Lista e 114 vendeve që njohën Kosovën është e rreme

Roaming/Maqedonia ul tarifat me Bullgarinë, por jo me Shqipërinë dhe Kosovën

Panucci: Do të ketë prurje të reja, jemi në rrugën e duhur







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident pranë urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, përplasen një motomjet dhe një automjet

by mirseda
19:40 | 16/06/2026
0

Një aksident ka ndodhur pranë urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku janë përfshirë një motomjet...

Karamele me drogë në shkolla/ Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Po shiten për fëmijët

19:11 | 16/06/2026

Braçe: Kush refuzon Kodin Civil, të largohet nga detyra

19:10 | 16/06/2026

Protestuesja: Ndryshojmë orarin, protesta nuk ndalet

19:04 | 16/06/2026

Dita e 17-të e protestës, qytetarët mblidhen në “Skënderbej”

18:48 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com