Një kanadez ka mbërritur në portin e Pireut në Greqi këtë të martë, pasi udhëtoi me kanoe i vetëm nga Oslo, Norvegji. 60-vjeçari bëri gjithë këtë rrugë për të promovuar një fushatë që shpërblen veprat e paqes, mirësisë dhe njerëzimit.
Ai është Mark Fuhrmann nga Vankuveri, Kolumbia Britanike, Kanadaja dhe që tani jeton në Norvegji. Ai ka lundruar për 183 ditë përmes maleve, lumenjve dhe kanaleve të 15 vendeve evropiane, në një udhëtim prej 5400 kilometra që filloi në prill, shkruan “Globalnews”.
“Çdo ditë mendoja ta lija, sepse çdo ditë nuk e dija se çfarë se çfarë kishte rreth qosheve”, tha Fuhrmann. “Sfidat janë personale, të cilat janë fizike dhe mendore, dhe çdo mëngjes kur filloja të vozisja nuk e dija se çfarë do të ndodhte atë ditë”, ka shtua ai.
Babai i tre fëmijëve të rritur, i cili tha ka humbur 15 kilogramë që kur nisi aventurën e tij, tregoi se ka kaluar shumë rreziqe duke përfshirë luftën me erërat dhe valët e ashpra.
Në një moment ai është dërguar edhe në spital, pasi pati probleme të hipotermisë kur mjeti lundrues u përmbyt dhe i erdhën në ndihmë rojet bregdetare suedeze. Gjithashtu ai 60-vjeçari tregon se ndonjëherë kishte nevojë edhe për ndihmë, e si pasojë bënte pushime përgjatë rrugës.
“Pashë një dallgë dhe thashë ‘mund ta përballoj atë dallgë’. Lundrova pak më shumë dhe tani unë jam si një rosë gome në një makinë larëse”, tha Fuhrmann.
“Vozita sërish dhe erdhi një dallgë e madhe. Vendosa që ndoshta duhej të tërhiqesha, por ishe shumë vonë, një dallgë rreth 3-4 metër më goditi. Unë u përmbyta dhe nuk mund të kthehesha pas te kanoja ime”, shtoi ai.
Pjesën më të madhe të kohës ai flinte vetëm në një çadër të ngritur, përveçse në ndonjë rast ku banorët vendas e mirëprisnin në shtëpitë e tyre. Ai luftonte me vetminë dhe tha se mendonte ta linte çdo ditë.
“Ishte jashtëzakonisht e vetmuar. Shpesh teksa vozitja në qendrat e mëdha mendoja “a po më shikon njeri? A i intereson ndonjërit?”, tha Fuhrmann.
“Dhe mendoja a nuk është kështu në shoqëri? Ka kaq shumë njerëz të heshtur që po bëjnë gjëra të mëdha për njerëzit e tjerë dhe askush nuk i sheh ata, ata nuk marrin njohje”, shtoi 60-vjeçari.
Fuhrmann udhëtoi në vende si Danimarka, Gjermania, Franca, Italia, Shqipëria, Kroacia, Belgjika dhe Holanda. Ai zgjodhi Athinën për t’i dhënë fund udhëtimit të tij, në njohjen e përpjekjeve të Greqisë për të ndihmuar dhjetëra mijëra emigrantë.
Si themelues i projektit humanitar “Piece Prize”, Fuhrmann gjeti “heronj të heshtur” në qytete të ndryshme – qytetarë që kryen veprime dashamirëse ndaj të tjerëve në komunitetin e tyre.
Ai i gjeti ata nëpër shkolla dhe organizata lokale dhe shpërndau një çmim monetar të ofruar nga vetë dhe donatorë privatë.
Fuhrmann, i cili humbi bashkëshorten e tij nga kanceri gjashtë vjet më parë, tha se ndjeu se shoqëria e ka humbur ndjenjën e familjes dhe donte të dërgonte një mesazh se aktet e vogla të mirësisë mund të shkojnë shumë. TIRANA TODAY