Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, lidhur me përkthimin e dosjes “Habilaj”, nga Ministria e Drejtësisë. Në postimin e tij Berisha, ka publikuar mesazhin e punonjësit dixhital ku shkruan se në përkthemim e dosjes ka pasur dorë edhe Rama.
Postimi i plotë
Punonjesi dixhital denoncon; manipulimin e perkthimit nga Rama me Don Agaçion te dosjes Tahiri – Habilaj!
I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te hetoje kete denoncim dhe te verifikoje saktesine e perkthimit. sb
“Pershendetje Doktorr,jam punonjes ne ministrine e drejtesise dua te ju informoj se ne perkithimet e dosjes ster voluminoze Habilaj Tahiri te ardhur nga Italia me regjistrimet e bisedave te bandes ka futur duart thelle edhe kryeministri Rama.Gjithçka esht bere nden mbikqyrjen e rrepte te zyres se tije dhe konkretisht te sekretarit te pergjithshen Engjell Agaçi te cilit i dergohej cdo fashikull para se te pranohej si perfundimisht i perkthyer.Ketu peshperitet gjersisht se dosja esht redaktuar pra manipuluar ne favor te Sajmir Tahirit.Ju lutem anonim sepse gjthe keto dite ketu ne ministri esht terror i vertata mr respekt per ju.”
Ndërsa kryeministri Edi Rama në një interviste të dhënë për “News 24”, pati dhënë një deklaratë ironizuese lidhur me përkthimin e dosjes “Habilaj”.
“Këta janë përkthyer dhe e dinë këtë. Unë di që kam përkthyer vetëm një herë për dëshirën time. Nuk kanë qenë 1800 faqe, por kanë qenë shumë herë më pak, ndoshta 200 faqe dhe më është dashur dy muaj mua. Por unë nuk jam përkthyes nuk jam profesionist dhe asqë nuk e di fare këtë që thoni ju, por nuk besoj se kjo gjë përbën ndonjë ngërç apo ndonjë problem” ka thënë Rama në studion e “News 24”.(TIRANA TODAY)