Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Roma mposht Lazion në derbi dhe në renditje (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Roma mposht Lazion në derbi dhe në renditje (Video)

Derbi i kryeqytetit italian do të mbajë firmën e Romës, e cila triumfoi përballë Lazios me rezultatin e ngushtë 2-1. Një ndeshje e luftuar shumë fort dhe me duele mjaft të zjarrta. Nga një pjesë e parë që të dyja ekipet ishin të kujdesshme dhe nuk kërkonin të rrezikonin shumë pjesa e dytë ishte komplet tjetër. Pasi Roma hidhet në sulm dhe arrin të shënojë dy gola në minutat e para të së dytës me Perrotin dhe Nainggolan. Më pas është Immobile që shkurton diferencën, por që nuk arrijnë më shumë, pasi djemtë e di Francescos e mbrojnë mjaft mirë rezultatin deri në fundin e takimit.

Goli i parë vjen në minutën e 49’ nga pika e bardhë e penaltisë, e cila ekzekutohet nga Perroti dhe nuk gabon përballë Strakoshës. Edhe pse ky i fundit arrin ti kuptojë krahun, nuk mundet që ta ndalë atë goditje të fortë.

Ndërsa 4’ minuta më vonë është Nainggolan që dyfishon rezultatin pas një gabimi nga Bastos. Belgu del në një pozicion të prirët për të goditu me të manjtën, këmbën e tij të preferuar dhe nuk gabon, por e dërgon topin në cepin e portës me mjaft forcë.

Në minutën e 72’ pas një krosimi të hedhur në zonë, Manolas devijon topin me dorë në goditje këndi. Fillimisht arbitri vendos për një goditje këndi, por pasi këshillohet nga asistentët dhe shikon pamjet e VAR vendos që të ekzekutohet 11-metërshi.

Është Immobile që merr përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe e dërgon topin në rrjetë duke mposhtur portierin brazilian Alison. Ky i fundit e kupton krahun por e kishte të pamundur ta ndalte atë top. Immobile vinte nga një dëmtim, por kur bëhet fjalë për derbi, ai ishte treguar i gatshëm të sakrifikohej.

Ky nuk ishte Lazio më i mirë që kemi parë në këto javë të para, pasi ka hasur disa vështirësi në organizimin e lojës dhe Inzaghi kishte paralajmëruar se dëmtimet do ti prishin skemën e lojës. Gjyqytari i ndeshjes është detyruar të nxjerrë nga xhepi gjashtë herë kartonin e verdhë dhe si rrallë herë asnjë nga lojtarët nuk është përjashtuar me karton të kuq. Roma e administroi mjaft mirë rezultatin pasi pësoi gol dhe arriti ta mbyllë me fitore, duke parakaluar Lacion në tabelën e klasifikimit dhe barazohet me Interin përkohësisht. Pikante në këtë ndeshje ishte se pasi Immobile shënon gol, zhduken nga rrethimi i fushës personat që janë përgjegjës për të afruar topin në rastet kur del jashtë dhe kjo ka bërë që të vonohet disi loja. /TIRANA TODAY/

Tags: derbiLazionmposhtRenditjeromaVideo

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Next Post
Zidane dhe Simeone zbresin në fushë me të gjitha fuqitë

Zidane dhe Simeone zbresin në fushë me të gjitha fuqitë

Shkodër, arrestohen 7 persona për shfrytëzim prostitucioni

Shkodër, arrestohen 7 persona për shfrytëzim prostitucioni

Presidentja e Kroacisë: Para se të jemi miq me Serbinë, shumë ujë do të…

Presidentja e Kroacisë: Para se të jemi miq me Serbinë, shumë ujë do të...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com