Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Dritan Hila: Më kërcënoi Shemsi Prençi, më tha ‘jam malësor, të tërheq zvarrë’!

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Dritan Hila: Më kërcënoi Shemsi Prençi, më tha ‘jam malësor, të tërheq zvarrë’!

Analisti Dritan Hila ka denoncuar publikisht kreun e Emergjencave Civile, Shemsi Prençin, se e ka kërcënuar për shkak të një postimi në Facebook.

Analisti shkruan se Prençi e ka telefonuar dhe i ka thënë fraza kërcënuese, si “të tërheq zvarrë”, apo “e vazhdojmë edhe personalisht”, duke shtuar se i lind detyrua ta paralajmërojë kryeministrin për rastin në fjalë.

Postimi i plotë:

Meqenese nje funksionar i larte shteteror i quajtur Shemsi Premçi me kercenoi sot ne telefon me fraza te tipit “te terheq zvarre” apo “e vazhdojme edhe personalisht” per statusin qe kam bere ne fb, me lind detyrimi te paralajmeroj kryeministrin.
(Per ironi te fatit drejton Emergjencat Civile, agjensine shteterore qe iu vjen ne ndihme njerezve)

Shkrimi i publikuar:

Sot në orën 15.35 më telefonon numri 0696067755. Në krahun tjetër më prezantohet një person me emrin Shemsi Prençi. Shkaku ishte një status në profilin tim personal ku sensibilizoja përmbytjet që po ndodhnin në Greqi dhe kanë humbur jetën 15 persona dhe jo pa ironi kujtoja se kë kemi në drejtim të Emegjencave Civile. Është njeriu që në mes të verës në vend se të merrej me zjarret që po përvëlonin vendin, shkaktoi valë kombëtare gazi dhe humori me deklaratën se në vjeshtë do të kemi tërmete. Në fakt ky tipi nuk është shumë humorxhi. Është nga tipat e fortë të veshur me pushtet i përdorur nga demokratët dhe tani përdoret nga rilindasit. Kush ka marrë pjesë në zgjedhjet e Fierit të 2009-ës e njeh mirë.

Nuk dua të ndalem në diskursin e tij një minutësh të mbushur me fjalët “unë i kam shërbyer partisë tënde mor qen kur ishte në pushtet” (siç duket ose më kujton anëtar të PD-së ose e kishte fjalën për periudhën që kam qenë zv/ministër), “po më përmende prapë, të tërheq zvarrë mor zagar”, dhe “jam malësor dhe po e zgjate prapë me mua do ta vazhdoj personalisht”.

Ajo që më bën përshtypje nuk ka lidhje me personin tim, por me fenomenin që mendonim se ishte harruar, ku një zyrtari i lartë i shtetit të marrë në telefon një gazetar dhe njeri publik dhe ta kërcënojë. Muajt e fundit kam dy kërcënime nga zyrtarë të shtetit dhe nga një gangster i famshëm. Për hir të së vërtetës, ky i fundit ishte me takt dhe m’u lut që të mos publikoja në Dritare.net një lajm që fliste për të, pasi nuk ishte i vërtetë.

Tashmë askush nuk i druhet pushtetit të katërt, por vërehet një ndërsim i zyrtarëve dhe të fortëve madje edhe për një status në fb. Dhe kjo nuk ka si të mos ketë lidhje me kryeministrin, sjelljet e tij dhe klimën që ka krijuar.

Mendoj që nuk është ai që urdhëron kërcënimet. Paralelisht besoj se kënaqet, kur dëgjon sesi shahen njerëz që e kritikojnë. Por në vazhdoftë këtë aleancë që ka me krimin dhe injorancën, do të vijë edhe ajo ditë kur do të kemi viktima edhe gazetarë.

E përballë vrasjes, pak ka rëndësi se kryeministri dha urdhërin apo e stimuloi me heshtjen e tij. Madje shumica e krimeve shtetërorë janë të tillë, ku indiferenca stimulon gjysmakët për të goditur kundërshtarët.

Nuk duhet të kenë mbetur shumë që ende e besojnë tezën që me kënaqësi e përsërit edhe vetë se ai është një ish gazetar dhe anëtar në rezerve i shtypit. Ikën kohërat e darkave-spektakël me gazetarë në stil presidentësh amerikanë. Jemi në kohën e luftës së hapur mes tij dhe shtypit, por këtë rradhë nuk kemi djegie redaksish, por eleminim me anë të mbytjes. Ai është krijuesi i strategjisë antimedia që përmblidhet në thënien e famshme “media kazani” dhe klimën armiqësore që po krijohet ndaj medias dhe njerëzve të saj: Nëse ka shpifës ata janë gazetarët; nëse ka gënjeshtarë, ata janë gazetarët; nëse ka gjobaxhinj ata janë gazetarët; nëse ka njerëz që paguhen, sa nuk e meritojnë, ata janë gazetarët; nëse njerëzit nuk janë në gjendje të shikojnë mrekullitë e tij, këta janë gazetarët. Qëmton çdo gabim mediatik madje përdor edhe artifice me bashkëpunëtorë në media për të vërtetuar tezën e tij. Dhe nuk e ka pa qëllim. Ai e di se ka qenë media, me difektet dhe problemet e saj, që ka demitizuar pushtete e Nanos dhe Berishës duke publikuar skandalet e tyre. Ka qenë media që i ka diskretituar në sytë e elektoratit të mesëm dhe të ndërkombëtarëve. Me cilësimin e tyre kazan ai po përpiqet të zhvlerësojë gërryerjen e zmaltit që media po i bën pushtetit të tij; të bëjë të pabesueshme skandalet që publikohen dhe të deligjitimojë kundërshtarin.

Por zhvlerësimi i lajmit, krijon njëkohësisht edhe zhvlerësimin e lajmëtarit. Pas kësaj, çdo halabak me pushtet apo jo, ka të drejtë ta shikojë gazetarin si një target të lehtë që mund ta intimidojë apo sulmojë, pasi askujt nuk do t’i dhimbset një gjobaxhi, gënjeshtar dhe grabitës i parave të popullit. Dhe vjen momenti që gazetari shikohet si shtriga që duhet vënë në turrën e druve ndërsa tipat si Shemsiu, njerëz që na shpëtojnë nga e magjia dhe e keqja.

Tags: Dritan Hilafacebookme kercenoiShemsi Prençishkrimi

TË LIDHURA

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

14:21 | 19/01/2026
Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive
Aktualitet

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

13:56 | 19/01/2026
Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston
Aktualitet

Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

13:48 | 19/01/2026
Next Post
Analisti gjerman: Serbia nuk duhet ta bllokojë Kosovën në BE

Analisti gjerman: Serbia nuk duhet ta bllokojë Kosovën në BE

Foto/ Ja 26 personalitet e famshme, krenari e Shqipërisë

Foto/ Ja 26 personalitet e famshme, krenari e Shqipërisë

Kush ishte Toto Riina, gruaja Ninetta Bagarella dhe fëmijët? Historia e të frikshmit të mafies siciliane

Kush ishte Toto Riina, gruaja Ninetta Bagarella dhe fëmijët? Historia e të frikshmit të mafies siciliane







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

by mirseda
14:21 | 19/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë...

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

14:20 | 19/01/2026
Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

13:56 | 19/01/2026
“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

13:53 | 19/01/2026
Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

13:48 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com