Rreth 38 persona janë dëbuar sot nga aeroporti i Munihut për në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Sipas mediave gjermane, mes tyre ndodhet edhe një person i “rrezikshëm”.
Televizioni vendas BR24 raporton se aplikacionet për azil të kosovarëve u refuzuan nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.
BR24 vijon duke thënë se në mesin e të dëbuarve janë 16 persona që kanë qëndruar së fundmi në Bavari. Katër prej tyre, sipas Ministrisë së Brendshme të Bavarisë, janë shkelës të ligjit të cilët janë dëbuar drejtpërdrejt nga burgu.
Një nga personat cilësohet si i “rrezikshëm”, i cili sipas autoriteteve donte të largohej nga vendi për në Siri. Të deportuarit e tjerë u sollën në Mynih nga shtete të tjera federale.