Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Janë vetëm 1 për qind, por kanë gjysmën e pasurisë globale

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Janë vetëm 1 për qind, por kanë gjysmën e pasurisë globale

Të pasurit, 1 për qind e popullsisë në botë, kanë tani gjysmën e pasurisë së planetit, sipas një raporti të ri që nxjerr në pah nivelet e pabarazisë globale. Studimi zbulon se si supër të pasurit kanë përfituar nga pasojat e krizës financiare globale të vitit 2008, duke parë përqindjen e tyre nga 42.5% që ishte në mes të krizës në 50.1 për qind që është tani. Sipas raportit të “Credit Suisse”, ai 1 për qindëshi i të pasurve në botë tani kanë një pasuri me vlerë 106 trilionë dollarë, rreth tetë herë më shumë se shuma e ekonomisë amerikane.

Gjithashtu raporti thotë se 10% e njerëzve më të pasur kanë 87.8 për qind të pasurisë globale. “Tendenca në rënie u kthye pas vitit 2008, por pjesa e 1 për qindëshit të të pasurve ka qenë drejt rritjes që atëherë”, vijon raporti. Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka numrin e tretë më të madh të milionerëve, 6% në total.

“Rritja e pabarazisë mund të rrisë shpejtësinë me të cilën krijohen milionerët e rinj”, thuhet në raport. Në ekstremin tjetër, gjysma më e varfër e popullsisë botërore, 3.5 miliardë njerëz, zotërojnë vetëm 2.7 për qind të pasurisë globale. Kjo shifër u rrit më shpejt gjatë vitit të kaluar, në krahasim me 2010-n.

Për këtë arsye kanë reaguar edhe shoqata të ndryshme botërore, të cilat shprehen se duhet vepruar në mënyrë të shpejtë nga ana e liderëve politikë si në Britani ashtu edhe ndërkombëtarë. Kreu i Oxfam (konfederata ndërkombëtare e organizatave bamirëse), Kety Chakrabortty është shprehur se në “Mbretërinë e Bashkuar, 1% i të pasurve kanë parë rritjen e tyre në gati një të katërtën e të gjithë pasurisë së vendit, ndërsa gjysma më e varfër kanë më pak se 5 për qind”.

Shumë shtete europine po rriten me shpejtësi: Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja përbëjnë një të pestën e rritjes globale gjatë vitit të kaluar. Gjithashtu në studim thuhet se gjenerata e re përballet me një disavantazh në krahasim me të vjetrit.

Duke prezantuar raportin, kryetari i bordit drejtues të “Credit Suisse” URS Rohner thotë: “Ata me pasuri më të ulët kanë tendencë që të gjenden në mesin e grupmoshave më të reja, të cilët kanë pasur pak mundësi për të grumbulluar pasuri. Por ne shohim se ata përballen me rrethana sfiduese duke i krahasuar me gjeneratat e tjera”.

Sipas Rohner-it, papunësia e lartë, rregullat e forta të hipotekave, rritja e çmimeve të banesave rritja e pabarazisë në të ardhura, qasja më e ulët ndaj pensioneve dhe lëvizja e ulët e të ardhurave kanë bërë goditjen për punëtorët dhe kursimtarët e rinj. /Tirana Today/

Tags: 1 për qindpasuria globalepopullsia

TË LIDHURA

New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta
Bota

New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta

20:55 | 16/03/2026
Shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit
Bota

Shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit

20:37 | 16/03/2026
Komisioni Evropian paralajmëron vendet anëtare: Përgatituni për ndalimin e plotë të naftës nga Rusia
Bota

Komisioni Evropian paralajmëron vendet anëtare: Përgatituni për ndalimin e plotë të naftës nga Rusia

20:36 | 16/03/2026
Next Post
Jo vetëm Buffon, janë katër veteranë që dhanë lamtumirën nga Italia

Jo vetëm Buffon, janë katër veteranë që dhanë lamtumirën nga Italia

Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes

Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes

PD: Një ambasador kërcënon me SMS Ramën: Mos pengo drejtësinë, ndryshe do kesh të papritura

Rama: Mediat janë po aq të pabesueshme sa dhe gjykatat







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

by mirseda
22:05 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë...

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta

New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta

20:55 | 16/03/2026
Këta janë VIP-at më të pasur në botë për 2026 (Emrat)

Këta janë VIP-at më të pasur në botë për 2026 (Emrat)

20:40 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com