Sipas të dhënave të UNICEF-it, 14 për qind e djemve të moshës 11-vjeçare në Maqedoni janë me peshë të rritur trupore në krahasim me katër për qind në Evropë. Një nga tre fëmijë në Maqedoni është me peshë të rritur trupore. Rekomandimi i nutricionistëve është që fëmijët të konsumojnë më shumë fruta dhe perime të freskëta në ushqyerjen e përditshme në lloj të sallatave dhe të ushqimit midis vakteve kryesore të quajtur zemër.
Në të gjithë shkollat në vend nxënësit nga klasa e katërt deri në klasë të nëntë sot u njohën me mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit, si një prej qëllimeve të KB-së. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks në shkollën fillore “Avram Pisevski” në fshatin Bardovcë morën pjesë në orën e kujdestarisë me fëmijë nga klasa e katërt kushtuar mënyrës së shëndetshme të të ushqyerit.
“Qëllimi është që nxënësit të përfitojnë shprehi të shëndetshme rreth të ushqyerit dhe me atë që nënkupton raportin për mos hedhjen e ushqimit që do të mbetet i pashfrytëzuar”, tha Deskoska.
Ngjarja, siç tha ministrja, është në kontekst të angazhimit së bashku me kryetarët e komunave të rishqyrtohet cilësia e ushqimit që u ofrohet fëmijëve në shkollë. Deskoska paralajmëroi se në kuadër të ndryshimeve të ligjeve që do të lëshohen në procedurë kuvendore në një kohë të afërt do të futen dispozita që do të thonë ndëshkime për këto shkolla ku nuk respektohet Rregullorja për ushqim.
“Ky është problem që një kohë më të gjatë lihet anash për shkak të asaj që disa kryetarë të komunave në lidhjen e marrëveshjeve për ushqim të nxënësve nuk i kanë respektuar dispozitat nga Rregullorja e sjellë nga MASH-i për atë se çka duhet të përmbajë ushqimi i fëmijëve në shkolla”, tha Deskoska.
Rregullorja, shtoi ajo, është bërë nga nutricionistë me një korrelacion se çfarë lloj të ushqimit duhet t’u ofrohet nxënësve. “Mendojmë edhe për mekanizëm që do të kryejë kontroll mbi atë se nëse realizohet Rregullorja nëpër shkolla dhe do të dorëzojmë kërkesë deri te nxënësit atje ku do të vërehen shkelje të prishen marrëveshjet me furnizuesit e ushqimit”, tha Deskoska.
Përfaqësuesi i UNICEF-it Benxhamin Perks deklaroi se një nga tre fëmijë në vend është me peshë të rritur trupore. Arsyet për peshën e rritur trupore tek fëmijët janë të kombinuara. Nutricionistët konsiderojnë se roli i ushqimit është 80 për qind, ndërsa aktiviteti fizik është 20 për qind.
Është e rëndësishme se çfarë ushqimi futet në shkollë por edhe në shtëpi, ndërsa fëmijët, thekson përfaqësuesi i UNICEF-it, në rrugë deri në shtëpi konsumojnë edhe ushqim të shpejtë, raporton mia.
Nutricionisti Sashko Dërvoshanski thekson se duhet të konsumohet ushqim në formë natyrore ashtu siç vjen nga natyra.
“Nëse bëhet fjalë për prodhime bimore, frutat dhe perimet, ose për prodhimet që janë me prejardhje nga kafshët, të gjitha këto duhet të përfshihen si produkte ushqimore çdo ditë, sepse të gjithë sjellin nutrientë të ndryshëm. Qëllimi është që ushqimi të jetë në masë më të madhe ushqim natyror dhe sa më pak i përpunuar. Është e rëndësishme që të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime në ushqimin e përditshëm në formë të përdorimit të një zemre me produkte të freskëta dhe në formë të sallatave”, tha Drvoshanski.
Ora më e madhe globale, pjesë e së cilës është edhe Maqedonia, është iniciativë e nivelit botëror për njohjen e fëmijëve dhe të rinjve me qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe për nxitje të pjesëmarrjes së tyre aktive në realizimin e këtyre qëllimeve.