Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Ndiqni këto 10 këshilla për të shpëtuar marrëdhënien tuaj në çift

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Ndiqni këto 10 këshilla për të shpëtuar marrëdhënien tuaj në çift

Divorci është bërë i zakonshëm në ditët e sotme. Megjithatë, të gjithë duan të kenë një martesë të lumtur. Psikologët kanë përpiluar një listë këshillash për të shmangur gabimet dhe për të shpëtuar martesën.

Respektoni njëri-tjetrin.

Respekti i ndërsjellë është shtylla e një martese të lumtur. Edhe kur jeni të zemëruar, shpreheni zemërimin me respekt. Respekti ju jep mundësi të shmangni situatat ku njëri prej partnerëve mendon se gjysma tjetër po manipulon dhe po ushtron presion ndaj tyre.

Mos e krahasoni partnerin tuaj me të tjerët.

Mos e krahasoni partnerin me bashkëshortët e tjerë, sidomos me dikë që keni parë në faqet e rrjeteve sociale si Instagram ose Facebook. Mos harroni se njerëzit shpesh zgjedhin të tregojnë imazhin e shumë-dëshiruar të jetës dhe marrëdhënieve dhe jo realitetin. Pra, kur burrat e tjerë u bëjnë dhuratë zonjave buqeta, i çojnë në restorante të shtrenjta, ose i blejnë dhurata, ka shumë të ngjarë që të jenë të rreme. Por edhe nëse e bëjnë, nuk do të thotë që ato çifte janë të lumtur.

Qëndroni në formë dhe kujdesuni për veten.

Gjithmonë kujdesuni për veten. Një martesë e lumtur ka të bëjë me seksin e mirë. Njerëzit duan të shohin atë që është tërheqëse. Qëndro në formë dhe i shëndetshëm. Mendoni për mënyrën si ju dukeni kur jeni përpara partnerit tuaj, madje edhe në shtëpi. Tutat e vrapit dhe bluzat e gjera nuk funksionojnë. Një veshje e rehatshme por edhe sexy? Ky rregull duhet të zbatohet për burrat dhe gratë.

Burri duhet të jetë prioritet, pastaj fëmijët.

Do të ishte një gabim nëse do ta sakrifikonit martesën për fëmijët tuaj. Së pari, nëse fëmijët janë gjithçka që ju nevojitet në këtë botë, kjo është një gjë e keqe, sidomos për vetë fëmijët. Së dyti, çifti është qendra e familjes. Dhe së treti, një ditë fëmijët do të rriten dhe do të largohen nga shtëpia. Kur ju të dy do të mbeteni vetëm në shtëpinë tuaj do ta gjeni njëri tjetrin  në një histori të përbashkët. Ose ndoshta do të shihni se nga martesa juaj ka mbetur vetëm një person që nuk ju pëlqen më.

Faleni njëri-tjetrin.

Askush nuk është perfekt. Të gjithë bëjmë gabime. Çdo marrëdhënie sjell keqkuptime dhe lëndime ndërmjet partnerëve. Nëse një çift nuk mund ta falë njëri-tjetrin, atëherë me kalimin e kohës, marrëdhënia do të shembet nën barrën e ankesave të grumbulluara ditë pas dite.

Mos u mundoni të ndryshoni partnerin tuaj.

Njerëzit gabohen kur mendojnë se dikush mund të ndryshojë bashkëshortin ose bashkëshorten. Gjithkush ka të metat e tij dhe është pothuajse e pamundur t’i ndryshoni ato te personi që dashuroni. Nuk duhet të përpiqeni të ndryshoni zakonet e këqija, pikëpamjet fetare, marrëdhëniet me prindërit, hobit, këndvështrimin për botën dhe prioritetet. Por duhet të krijohen zakone dhe tradita të përbashkëta familjare.

Shmangni fjalë të mëdha, veçanërisht “divorc”.

Mundohuni të shmangni fraza si: “Nëse vazhdon, do të lë”. Mos e thuaj kurrë fjalën “divorc”. Nëse do ta thoni, atëherë ngrihuni dhe shkoni te avokati. Partneri juaj mund të thotë papritmas, “Mirë. Largohu.” Fraza të tilla, që thuhet shpesh në zemërim e sipër nuk harrohen. Pasi t’i keni thënë, do të rriten gjasat e një divorci të vërtetë.

Kontrolloni emocionet tuaja.

Mundohuni t’i thoni vetes “Ndal!” sa herë që doni ta fyeni të dashurin tuaj. Nëse ju mendoni se nuk mund të kontrolloni veten, bëni një pushim, merrni frymë thellë dhe dilni një shëtitje. Kthehu bisedës kur të qetësoheni. Dhe me çdo kusht, mbaje fjalën.

Asnjëherë mos flisni keq për partnerin tuaj.

Asnjëherë mos thuaj gjëra të këqija për partnerin te të tjerët. As nënën tënde. Aq miqve të tu. Pas grindjes, ju do të harroni gjithçka dhe do ta falni njëri-tjetrin, por nëna dhe miqtë tuaj jo. Partneri do të mbetet negativ për ta, dhe ata do ta trajtojnë keq. Kur gjërat duken vërtetë të vështira, së pari duhet të bisedoni me bashkëshortin tuaj. Nëse me të vërtetë duhet ta ndani me dikë tjetër, kontaktoni një psikolog familjar.

Mësoni gjuhën e dashurisë së partnerit tuaj.

Gjithkush flet gjuhën e tij të dashurisë. Gjuha juaj mund të ndryshojë nga gjuha e partnerit. Ai mund ta shprehë dashurinë me fjalë mbështetëse, ndoshta me prekje dhe kujdes, ose madje me dhurata.

Secili prej nesh ka një gjuhë dashurie. Cilado të jetë gjuha e dashurisë së partnerit tuaj, mësojeni dhe përdoreni atë. (TIRANA TODAY)

Tags: ciftkeshillamarredhenie

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Zyrtari i lartë serb: Kosova është e Serbisë, Beogradi të ruajë…

Zyrtari i lartë serb: Kosova është e Serbisë, Beogradi të ruajë...

Obeziteti shqetësues në Maqedoni, 1 në tre fëmijë mbipeshë

Obeziteti shqetësues në Maqedoni, 1 në tre fëmijë mbipeshë

Turqi-Shqipëri, ora 18:30/ Statistikat favorizojnë kuqezinjtë

Turqi-Shqipëri, ora 18:30/ Statistikat favorizojnë kuqezinjtë







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!
Showbizz

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!

by mirseda
12:03 | 26/03/2026
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë përmes...

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

11:44 | 26/03/2026
Moti i keq në Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis

Moti i keq në Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis

11:41 | 26/03/2026
“Irani gënjen”, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

“Irani gënjen”, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

10:44 | 26/03/2026
Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion, spekulime edhe rreth…

Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion, spekulime edhe rreth…

10:01 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com