Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Kroacia dhe Zvicra 90’ minuta larg Rusisë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Kroacia dhe Zvicra 90’ minuta larg Rusisë

Kroacia dhe Zvicra pritet tu bashkohen 26 skuadrave të tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen në botërorin “Rusi 2018”. Pasi në ndeshjet e parë të fazës “play-off” arritën të mposhtnin kundërshtarët e tyre Greqinë dhe Irlandën e Veriut. Duke parë rezultatin e thellë që u mposhtën helenët në Zagreb e gjithë vëmendja do të bjerë në përballjen e helvetëve me irlandezoveriorët, të cilët u mposhtën në ndeshje parë nga një 11-metërsh shumë i dyshimtë.

Image result for kroaci greqi boteror

Skuadra e Martin O’Neill do të tentojë të hakmerret në Basel për atë episod që vendosi fatin e takimit të parë dhe nuk do të dorëzohet lehtë, por do të jetë mjaft e vështirë që të mposhtë  vendasit. Sigurisht ekipi helvet luajti shumë më mirë dhe Zvicra ishte skuadra që kërkoi vazhdimisht golin e avantazhit, megjithatë për penalltinë që bëri diferencën “bardhekuqtë” duhet të falënderojnë shumë 37-vjeçarin rumun, që akordoi pa kurrfarë mëdyshje 11-metërsh, topin e përplasur në shpinën e mesfushorit Corry Evans, pas gjuajtjes fluturimthi nga jashtë zone të Xherdan Shaqirit.

Përfaqësuesja helvete kërkon kualifikimin e 11 për në fazën finale të një botërori, ndërkaq përballja e vetme ndërmjet tyre është regjistruar 53 vjet më parë në Lozanë, kur ekipi vendas fitoi takimin me shifrat 2-1. “Norn Iron” numëron 3 pjesëmarrje gjithsej, sidoqoftë për të shpresuar në një mrekulli 48-vjeçari nga Portadoën duhet të ndryshojë domosdoshmërish mënyrën e lojës dhe të orientojë më shumë drejt sulmit skuadrën, diçka që rrezikon t’i ekspozojë “bardhejeshilët” në mbrojtje, për të pësuar gola të tjerë nga një ekip si Zvicra që kundërsulmon tepër rrezikshëm, e që nuk mundet brenda në një takim kompetitiv prej tre vjetësh, që nga disfata 2-0 me Anglinë e Roy Hodgson-it.

Shumë më e lehtë pritet të jetë detyra e Kroacisë, që duket vërtet pranë pjesëmarrjes së pestë në finalet e Kupës së Botës, teksa duhet të mbrojë thjeshtë rezultatin e thellë 4-1 të ndeshjes së parë. Në Stadiumin ‘Maksimir’ të Zagrebit, trajneri Zlatko Daliç parapëlqeu ta interpretojë takimin pa sulmuesin Mario Mandzukiç, megjithatë Kroacia dominoi gjatë gjithë ndeshjes, duke hedhur një hap të sigurt drejt botërorit rus.

“Bardheblutë” kanë marrë pjesë rregullisht si në Afrikën e Jugut ashtu edhe në Brazil, megjithatë një pjesëmarrje për herë të katërt në fazën finale të Kupës së Botës duket vërtet e pamundur për Greqinë, me kontingjentin e lojtarëve që ka aktualisht në dispozicion. Në krahun tjetër që pas shpalljes së pavarësisë miqtë janë kualifikuar në 9 nga 11 aktivitetet e rëndësishme, pra evropian dhe botëror, por mbi të gjitha që të eliminohet këtë radhë Kroacia duhet të pësojë disfatën më të rëndë në 8 vitet e fundit, që nga humbja 5-1 në ‘Wembley’, me Anglinë e Capello-s.

Tags: 90’KroacilargminutaRusisëzvicra

TË LIDHURA

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit
Sport

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

16:58 | 01/12/2025
Gol me kokë, Manaj realizon në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sport

Gol me kokë, Manaj realizon në Emiratet e Bashkuara Arabe

17:36 | 29/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj
Sport

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Next Post
Kalimash/Makina del nga rruga, plagosen 2 persona

Kalimash/Makina del nga rruga, plagosen 2 persona

Marc Marquez kampion bote në MotoGP për të 6-ën herë

Marc Marquez kampion bote në MotoGP për të 6-ën herë

Rama: Vetëm ne mbajtëm premtimin për Rrugën e Arbrit

Rama: Vetëm ne mbajtëm premtimin për Rrugën e Arbrit







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Çahet argjinatura e Vainit, Gjoni në terren: Prokuroria të nisë hetimet
Politikë

Çahet argjinatura e Vainit, Gjoni në terren: Prokuroria të nisë hetimet

by mirseda
19:42 | 01/12/2025
0

Argjinatura e lagunës së Vainit në Lezhë është çarë përsëri pranë zonës së Talës, duke rrezikuar sërish...

Mbaron “Foltorja 2”, protestuesit e opozitës largohen nga sheshi pranë Kryeministrisë

Mbaron “Foltorja 2”, protestuesit e opozitës largohen nga sheshi pranë Kryeministrisë

19:38 | 01/12/2025
Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar

Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar

19:14 | 01/12/2025
Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

18:51 | 01/12/2025
Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha

Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha

18:37 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com