Një grup studentësh jashtë një shkolle të mesme janë përplasur nga një makinë në qytetin e Touluse. Sipas mediave lokale, tre studentë janë plagosur, ku dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.
Mediat franceze të cilat citojnë burime policore shkruajnë se incidenti ishte i qëllimshëm, por shoferi për të cilin raportojnë të jetë 28- vjeçar nuk ishte në listën e vëzhgimit të sigurisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se 28- vjeçari i cili ishte në drejtim të automjetit është arrestuar. Sipas policisë personi i arrestuar është me precedent të mëparshëm penal.
Nxënësit e lënduar të cilët janë të moshës 22 dhe 23 vjeç, janë dërguar në spitalin e Toulouse.