Ish-kryeministri, Sali Berisha tha në media se sa i përket dënimeve për rastin ‘Kumanova’, ai ka kërkuar hetim ndërkombëtar duke akuzuar kryeministrin Rama ka zero interes kombëtar dhe nuk interesohet për shqiptarët e Maqedonisë. Në një deklaratë para Parlamentit, Berisha deklaroi se kërkon ndëshkim më forcën më të madhe të gjithë atyre albanofobëve sllavë apo shqiptare.
Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim më forcën më të madhe të gjithë atyre albanofobëve sllavë apo shqiptare. Ka zero interes kombëtar qeveria e Edi Ramës. Një gazetar i njohur do shprehej se kur kishte parë filmin Narkos ka menduar se çfarë sajimesh ka bërë Hollivudi për filmat, por kur pa skenarët e Ramës ai tha se Hollivudi ka qenë shumë mbrapa.
Disa ditë më parë u mbajt seanca gjyqësore ndaj rastit “Kumanova” ku shtatë persona u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 746 vite për të tjerët.
Deri tani kryeministri, Edi Rama nuk ka deklaruar asgjë për vendimin e gjykatës së Shkupit për rastin “Kumanova”. Dje një studente e Gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Struga, Blerona Brao i ka shkruar një letër publike kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke kërkuar që të thotë një fjalë për rastin e Kumanovës, pas dënimeve absurde të gjykatës maqedonase.