jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë pritet nga Rusia nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë pritet nga Rusia nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO?

epa04755869 Supporters of the ruling VMRO DPMNE party carry a large Macedonian flag during a rally in support for the government, in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 18 May 2015. After the big opposition meeting a day earlier in Skopje when opposition members asked for resignation of the government, the ruling VMRO DPMNE party organized a counter-protest to support the government and Prime Minister Nikola Gruevski. Tens of thousands people attended the rally. EPA/GEORGI LICOVSKI

Presionet nga Rusia për Maqedoninë nuk do të kenë efekt, nëse realizohen reformat dhe ecet në rrugën drejt eurointegrimeve.

Kështu shprehen njohësit e çështjeve politike pas deklaratës së kryeministrit Zaev se mund të pritet reagim i ashpër nga Rusia nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO.

Drejtuesi i Qendrës për Studime të Sigurisë, Selim Ibrahimi thotë për Portalb.mk se Rusia synon që shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtarësuar në NATO të qëndrojnë anësh kësaj aleance ose të mbajnë qëndrim neutral.

“Që nga viti 2009 Rusia me të gjitha mjetet e diplomacisë së butë, propagandës informative dhe ndërhyrjeve hibride e ka dominuar Ballkanin dhe Maqedoninë deri në pranverë të këtij viti. Në Mal të Zi nëpërmjet influencës në sektorin privat dhe atë inteligjent arriti të organizojë sulme të fshehta kundër qeveritarëve pro amerikanë të Malit të Zi. Në fakt influenca ruse vazhdon në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni duke i përdorur mjetet sociale dhe politikanët lokalë. Rusia synon që shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtarësuar në NATO të qëndrojnë anësh kësaj aleance ose të mbajnë qëndrim neutral”, tha Ibrahimi, duke shtuar se argumenti tjetër është se NATO ende nuk ka caktuar datë për pranimin e Maqedonisë dhe e gjithë loja do të varet nga Maqedonia dhe pala greke.

“Në një farë shkallë mund të rritet presioni informativ ndaj qeverisë, por pasi pozita gjeografike e Maqedonisë nuk është frontale njëkohësisht rreziku direkt nga intervenimi ushtarak rus është minimal”, deklaroi Ibrahimi.

“Aktualisht e vetmja situatë që do të shkonte në favor të Kremlinit do të ishte destabilizimi i Maqedonisë nga brenda dhe për këtë qeveria e kryeministrit Zoran Zaev duhet t’i përfundojë reformat dhe t’i zgjidhë problemet ndëretnike. Rusia në planin rajonal do të vazhdojë të tregojë interesim për Ballkanin edhe gjatë dekadës së tretë. Skenari më i keq për Maqedoninë dhe Ballkanin do të ishte në rast se do të kemi ndonjë ndryshim radikal në sistemin ndërkombëtar e cila do të prodhonte një rend të ri gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor. Amerikanët në disa momente që nga viti 1999 kanë bërë disa shkëputje nga rajoni. Tani në plan afatgjatë do të varet nga administrata e presidentit Donald Trump se si do të vazhdojnë të influencojnë më tej amerikanët në Ballkan. Koncentrimi i tejskajshëm amerikan në Azi Juglindore,Paqësor dhe në Lindjen e Mesme shihen si gjasa të reja për Rusinë që me anë të sulmeve hibrid, atyre kibernetike dhe diplomacisë së butë t’i influencojë politikat e jashtme dhe ushtarake nga Baltiku e deri në Ballkan. Maqedonia nuk duhet të bëhet pjesë e konceptit të “Rusisë Ballkanike” ose të qëndrojë neutrale. Në fund i gjithë procesi i ndryshimit të emrit, dhe anëtarësimi në NATO do të varen nga vetë qytetarët e Maqedonisë”, shprehet kreu i Qendrës për Studime të Sigurisë.

Edhe ministri i parë i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e pavarur, Denko Maleski është i këtij mendimi, teksa sqaron se nuk do të ketë presione nga Rusia nëse në shtëpi i kryejmë punët si duhet.

“Nuk do të ketë presione nga Rusia nëse ne në shtëpi kryejmë punët, nëse jemi të gatshëm për bisedimet të cilat paralajmërohen, nëse krijojmë një tolerancë të të gjitha partive në Maqedoni rreth arritjes së kompromisit që të bëhemi gati për atë rrugë. Në të kundërtën, nëse ne hyjmë të papërgatitur në ato bisedime, dhe të njëjtat nuk kanë sukses, atëherë me të vërtetë mund të ballafaqohemi me presione të lloj-llojshme, edhe me ato të Rusisë”, tha për Portalb.mk Maleski.

Njohësit e politikës së jashtme thonë se pritet që negociatat me shtetin fqinj të vazhdojnë në mënyrë intensive dhe se nuk është çudi që brenda vitit 2018 të zgjidhet kjo çështje.

Tags: anetaresohetMaqedoniaNATOpritetrusia

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Prokuroria kundërshton Gjykatën: Lirimi i Genci Tafilit, i paligjshëm!

Prokuroria kundërshton Gjykatën: Lirimi i Genci Tafilit, i paligjshëm!

Shpërthen Manja: Prokuroria e kalbëzuar, po tenton të varrosë dosjen “CEZ”

Shpërthen Manja: Prokuroria e kalbëzuar, po tenton të varrosë dosjen “CEZ”

Analiza/Çështja e emrit të Maqedonisë zgjidhet në fillim të 2018-tës







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com