Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ish-ambasadori: Bushati dhe Kumbaro, show populist në Kakavijë!

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ish-ambasadori: Bushati dhe Kumbaro, show populist në Kakavijë!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli ka reaguar ashpër duke e cilësuar si të turpshme praninë e ministrave Bushati dhe Kumbaro në pikën kufitare të Kakavijës, ku shumë qytetarë u bllokuan për shkak të një defekti në sistemin e palës greke.

Sipas Zenelit, asnjëri prej ministrave nuk është specialist IT-je dhe nëse kishte një problem kjo duhej të zgjidhej mes Tiranës dhe Athinës, ndërsa e quan praninë e tyre në pikën kufitare në Kakavijë një “show populist”.

I pyetur nëse bllokimi i palës greke ishte prapavijë politike që lidhej me ngjarjen në Himarë, ish-ambasadori tha në një intervistë për Panoramën se nuk donte ta besonte që hakmarrja do të shprehej me bllokimin e pikës doganore.

Si e keni parë prezencën e dy ministrave në pikën doganore?

Unë e quaj jo vetëm një veprim të gabuar dhe aspak të justifikuar prezencën e dy ministrave të qeverisë sonë në pikën kufitare të Kakavijës, por e quaj edhe një shou populist, krejtësisht të panevojshëm dhe të turpshëm. Nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla me vonesa dhe bllokime sistemi, si nga pala greke, ashtu edhe në palën shqiptare. Unë nuk e paragjykoj këtë që ka ndodhur si një qëndrim politik të organeve kufitare greke apo edhe të politikës greke. Desha të shtoj që vetë prania e dy ministrave të qeverisë shqiptare i jep një karakter të panevojshëm politik kësaj çështjeje. Përse shkuan dy ministra? Nëse ata mendonin se ajo ngjarje ka prapavijë politike, kjo prapavijë nuk zgjidhet në Kakavijë. Nëse do të ishte realisht një ngjarje me prapavijë politike, ajo zgjidhej në Tiranë, zgjidhej në Athinë, zgjidhej përmes bisedimeve dhe dialogut në kuadrin e shumë e shumë problemeve që kemi dhe që ka mbërthyer marrëdhëniet tona. Do të thosha që ka një kthim mbrapa të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nëse të dy ministrat e dinë fare mirë që ajo që ka ndodhur është një problem teknik, ata nuk duhet të shkonin. Asnjëri prej tyre nuk është specialist IT, apo nuk janë dispeçerë për të vënë rregull në linjën e autobusëve. Është një ngjarje e papëlqyeshme. Sinqerisht, në përvojën time politike, diplomatike e quaj një rast të paprecedentë për të shkuar dhe për të vënë rregull dhe për të kërkuar të bisedojnë me pikën kufitare greke, me drejtuesin e asaj pike dy ministra shqiptarë, për t’u thënë përse është prishur sistemi i kompjuterëve.

Po cila duhet të ishte rruga që duhet të ndiqej për zgjidhjen e këtij problemi në pikën doganore të Kakavijës, sipas jush?

Mendoj se hallka të tjera duhet ta zgjidhnin këtë problem. Institucioni i Ministrisë së Brendshme apo Drejtorisë së Policisë Kufitare, të Drejtorisë së Gjirokastrës, por jo të shkojnë dy ministra. Nuk besoj se ministri i Jashtëm, Kotzias, apo edhe ministri i Kulturës i Greqisë do të vinte në pikën kufitare të Kakavijës, nëse do të kishin ata të njëjtin problem. Ka një fakt, që lidhet me një ngërç të marrëdhënieve tona me Greqinë. Ka shumë kohë që nuk ka asnjë marrëveshje me shtetin grek, ndërkohë që kemi pasur deri në 10 të tilla vite më parë. Nuk kemi asnjë vizitë të nivelit të lartë. Ka rënë besimi midis dy vendeve. Marrëdhëniet tona po trajtohen si peng i së kaluarës, ndërkohë që me vullnet politik ne duhet të shohim përpara dhe t’i zgjidhim me frymë europianiste. Probleme ka, por ato zgjidhen me vullnete politike. Qeveritë u kanë borxh popujve, edhe popullit shqiptar, edhe atij grek që të jetojnë në paqe, miqësi dhe mirëkuptim.

Ju shihni një prapavijë politike në këtë bllokim të doganës së palës greke? Kujtojmë këtu se vetëm dy ditë më parë, përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri kundërshtuan prishjen e disa ndërtesave në Himarë. Mund të ketë influencuar kjo ngjarje?

Nuk e besoj dhe nuk dua ta besoj që ka lidhje me ngjarjen e Himarës. Nuk besoj se “hakmarrja” për Himarën do të shprehej në Kakavijë me bllokimin e pikës doganore. Për sa i takon Himarës, nëse qeveria ka një plan të miratuar, si për çdo qytet tjetër edhe për Himarën, ai do të zbatohet. Nëse prishet shtëpia e një shqiptari nga ky plan rregullues, ashtu do të prishet edhe shtëpia e një minoritari. Unë nuk besoj se ka paramendime politike. Gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë, qeveritë shqiptare kanë treguar një vullnet jashtëzakonisht të mirë dhe të emancipuar për t’i dhënë të drejtat dhe për t’i respektuar minoritetet. Minoritarët dhe shqiptarët gjithmonë kanë shkuar mirë, gjithmonë e kanë dashur njëri-tjetrin dhe besoj kështu do të vazhdojnë

Tags: Ditmir Bushatiish-ambasadoriMirela Kumbaroshow populist

TË LIDHURA

Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…
Aktualitet

Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…

10:18 | 17/10/2025
Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.

09:09 | 17/10/2025
Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri
Aktualitet

Personi i arrestuar vëllai i autorit, si paraqitet gjendja e të plagosurit

09:00 | 17/10/2025
Next Post
Skënderbeu fiton si “mik” në shtëpi përballë Vllaznisë

Skënderbeu fiton si “mik” në shtëpi përballë Vllaznisë

Taulant Balla merr në mbrojtje Policinë e Shtetit: Basha shpif!

Taulant Balla merr në mbrojtje Policinë e Shtetit: Basha shpif!

Daja: Ndjemë lodhje, nuk kemi nevojë për aleatë të fitojmë kampionatin

Daja: Ndjemë lodhje, nuk kemi nevojë për aleatë të fitojmë kampionatin







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet
Kultura

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

by mirseda
10:36 | 17/10/2025
0

Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, që i...

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…

Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…

10:18 | 17/10/2025
Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

09:17 | 17/10/2025
Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

09:12 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com