Gjumi i varfër lidhet me një sërë çrregullimesh në trupin e njeriut. Një rishikim i 153 studimeve me më shumë se pesë milionë pjesëmarrës konstatoi se gjumi i shkurtër, ishte dukshëm i lidhur me diabetin, tensionin e lartë, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet koronare të zemrës dhe obezitetin.
Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit për vetëm disa net me radhë mund të jetë e mjaftueshme për t’i vënë të rriturit e shëndetshëm në një gjendje para-diabetike. Nivelet e mungesës së gjumit dëmtuan aftësinë e trupit për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak.
Vaksinat janë më pak efektive kur ne kemi fjetur pak dhe mungesa e gjumit e shtyp sistemin tonë imunitar duke na bërë më të prirur ndaj infeksioneve.
Një studim tregoi se pjesëmarrësit që flinin më pak se shtatë orë gjumë kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa të merrnin një të ftohtë se ata që flinin shtatë orë ose më shumë.
Njerëzit të cilët nuk flenë mjaftueshëm prodhojnë shumë “ghrelin”, një hormon që lidhet me ndjenjën e urisë dhe prodhojnë më pak leptin, hormon që lidhet me ndjenjën e plotësimit. Të dyja këto kontribuojnë në rrezikun e prekjes nga obeziteti.
Mungesa e gjumit lidhet edhe me funksionin e trurit dhe madje mungesa afatgjatë mund të shkaktojë edhe çmenduri.
Prof. O’Mara shpjegon se mbeturinat toksike që ndërtohen në tru gjatë ditës drenazhohen nga trupi gjatë gjumit. Nëse nuk fle aq sa duhet, përfundon në një gjendje të shtrënguar, thotë ai.
Ndikimi i fjetjes më shumë se ç’duhet është më pak i kuptueshëm, por dihet se lidhet me shëndetin dhe përfshin rrezik të aftësive njohëse te më të rriturit. (TIRANA TODAY)