Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kush janë Paul Manafort dhe Rick Gates? Ja për çfarë akuzohen

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Kush janë Paul Manafort dhe Rick Gates? Ja për çfarë akuzohen

Paul Manafort, biznismen dhe operativ i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara, i është dorëzuar të hënën FBI-së për t’u përballur me akuzat e një këshilltari të posaçëm, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Manafort dhe bashkëpunëtori i tij, Rick Gates, janë akuzuar nga një juri federale, transmeton REL. Aktakuza prej 12 pikash përfshin konspiracionin kundër SHBA-së, konspiracionin për shpëlarje parash, të qenët agjentë të paregjistruar të një aktori të huaj, të bërit deklarata të rreme dhe mashtruese dhe shtatë akuza për dështim në paraqitjen e llogarive bankare dhe financiare.

Kremlini e ka mohuar ndëhyrjen në fushatën zgjedhore në SHBA për të kthyer votën në favor të presidentit aktual, Donald Trump. Trump ka mohuar çdo bashkëpunim të fushatës së tij me zyrtarët rusë.

Kush është Manafort?

Manafort, veteran republikan, ka punuar si lobist në Uashington dhe konsulent politik ndërkombëtar. Klientët e tij përfshijnë udhëheqës autoritarë, si Ferdinand Marcosin e Filipineve dhe biznesmenë dhe politikanë rusë dhe ukrainas. Manafort ka qenë udhëheqës i fushatës së Trumpit në verën e vitit 2016.

Aktakuza kundër Manafortit dhe Gatesit thotë se të dy ata kanë gjeneruar dhjetëra miliona dollarë në të ardhura nga puna në Ukrainë dhe kanë shpëlarë para përmes burimeve në SHBA dhe entiteteve të huaja, me qëllim fshehjen e pagesave nga autoritetet amerikane, nga viti 2006 deri së paku në vitin 2016.

Aktakuza thotë se ata kanë fshehur nga SHBA-ja punën dhe të ardhurat si agjentë të partive politike të Ukrainës. Ata nuk kanë paguar tatime në të ardhura, thanë prokurorët. Sipas aktakuzës, mbi 75 milionë dollarë kanë rrjedhur në llogaritë e Manafortit dhe Gatesit në vende të huaja. Manafort, sipas aktakuzës, ka shpëlarë mbi 18 milionë dollarë.

Aktakuza po ashtu e ngarkon Manafortin dhe Gatesin, së bashku me të tjerë, për konspiracion për të mashtruar SHBA-në duke “penguar, dëmtuar dhe sfiduar” funksionet e ligjshme qeveritare të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Thesarit në periudhën 2006-2017.

Cilat janë lidhjet e Manafortit me Trumpin?

Manafort i është bashkuar fushatës presidenciale të Trumpit në mars të vitit 2016, ndërsa më vonë është bërë udhëheqës i fushatës, por është detyuar të hapë dorëheqje në muajin gusht, kur edhe kanë nisur dyshimet për punën e tij të mëparshme për partinë politike të ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovich.

​Business Insider ka raportuar se Manafort dhe Trump kanë qenë të lidhur qysh në vitet 1980, kur Trump e ka angazhuar firmën lobuese të Manafortit për të ndihmuar Organizatën Trump.

Në vitin 2006, Manafort dhe gruaja e tij kanë blerë një apartament në Trump Tower në Nju Jork, të cilin Manafort e posedon ende, ka raportuar Business Insider.

Si lidhen akuzat me Trumpin?

“Ato nuk kanë të bëjnë me fushatën apo akuzat për bashkëpunim me Rusinë”, ka thënë avokati John Dowd, i cili e prezanton Trumpin në hetimet e çështjes ruse.

Por, aktakuza e këshilltarit të posaçëm thotë se Manafort dhe Gates kanë shpëlarë para përmes “burimeve në SHBA dhe korporatave të huaja, partneriteteve dhe llogarive bankare”, përafërsisht nga viti 2006 deri së paku në vitin 2016.

Kush është Rick Gates?

Rick Gates ka qenë zëvendës i Manafortit dhe bashkëpunëtor i biznesit. Sipas dy ish-anëtarëve të stafit të Trumpit, ai ka funksionuar si menaxher i fushatës së Trumpit për më shumë se dy muaj, por nuk ka marrë pagë.

The New York Times ka raportuar në muajin qershor se ekipi i tranzicionit i Trumpit është urdhëruar të ruajë materialet e lidhura me hetimet e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet më 2016. Sipas Times, memorandumi nga zyra e këshilltarit të posaçëm për ish-ekipin e tranzicionit ka kërkuar informacione specifike edhe për pesë njerëz, përfshirë Manafortin dhe Gatesin./REL/

Tags: AkuzaDhendri i Tramp. FBITrump

TË LIDHURA

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

17:37 | 11/03/2026
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale
Aktualitet

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

17:01 | 11/03/2026
Next Post
Mashtruan 225 persona për punësim në Kanada, kërkohen 18 vite burg për Luli dhe Adeila Makashin

Mashtruan 225 persona për punësim në Kanada, kërkohen 18 vite burg për Luli dhe Adeila Makashin

Aurora të çuditshme në polet e Jupiterit, fillojnë studimet për to

Aurora të çuditshme në polet e Jupiterit, fillojnë studimet për to

Moggi ndryshon objektivin e Partizanit, Çani 10 ditë afat

Moggi ndryshon objektivin e Partizanit, Çani 10 ditë afat







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

by mirseda
17:37 | 11/03/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar...

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

17:01 | 11/03/2026
“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

16:54 | 11/03/2026
Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

16:46 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com