Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Autodidaktët më të shquar në histori

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Autodidaktët më të shquar në histori

Në sajë kryesisht të teknologjisë moderne, çdokush mund të jetë mjeshtër në një lloj disipline, duke mësuar vetë shumëçka. Interneti ofron lidhjen mes nesh dhe pasurisë së dijeve të lidhura me ndonjë lëndë të veçantë. Përtej kësaj, gjithçka që kërkohet është iniciativa. Por interneti dhe edukimi formal, nuk janë mënyra e vetme për të mësuar.

Gjatë gjithë historisë, disa njerëz kanë përdorur përvojat e tyre të jetës për të rritur talentet e tyre, dhe për të krijuar ideologjitë e tyre, për mirë apo për keq. Këta individë, quhen nganjëherë “autodidaktë”, që thjesht do të thotë se kanë fituar njohuri dhe aftësi të konsiderueshme pa praninë e ndonjë mësuesi apo frekuentuar ndonjë klasë shkollore.

Leonardo da Vinci

I njohur nga të gjithë si piktori i tabllove “Darka e Fundit” dhe “Mona Lisa”, kontributet e Leonardo da Vinci-t në Evropën e shekullit XVI, i tejkaluan aftësitë e tij si artist. Ai mësoi bazat e shkrimit, leximit dhe matematikës, por nuk mori asnjë arsimim formal. Më vonë, ai do të kalonte një dekadë, duke e rafinuar mjeshtërinë e tij nën kujdesin e Andrea del Verroçhio në Firence.

Përtej kësaj, da Vinçi ishte krejtësisht i vetë-mësuar, dhe krijoi shumë koncepte dhe plane shkencore për shpikje të ndryshme. Ai skicoi shumë ide që lidhen natyrën dhe shkencën, më së shumti shpikjen e tij të një lakuriqi nate mekanik 20 metra të gjatë. Interesi i tij mbi anatominë, e nxiti të skiconte vizatimin e një makine fluturuese që imitonte një lakuriq nate. Duke i bërë jehonë asaj që admiruesi i tij Sigmund Freud ka deklaruar për Da Vincin, ai ishte “si një njeri që u zgjua shumë herët në mesin e errësirës, kur të tjerët ishin ende në gjumë”.

Harry S. Truman

I lindur më 8 maj 1884, Harry S. Truman pati një edukim modest në zonën rurale të Misurit. I rritur në një fermë, ai i kaloi vitet e tij të shkollës së mesme duke bërë punë të çuditshme, dhe e ndihmuar babanë e tij në fermë, në vend se të shkonte në universitet. Truman iu bashkua Gardës Kombëtare në moshën 33-vjeçare. Ai u dëshmua si një lider i denjë, dhe bëri shumë aleatë që do ta katapultonin më vonë në karrierën e tij politike.

Pasi u kthye në shtëpi, u martua dhe hapi një dyqan kapelash, por shpejti falimentoi. Përkundër kësaj, reputacioni vetjak e ndihmoi të futet në politikë. U bë fillimisht gjykatës i qarkut, më pas senator, dhe pastaj zv.president i Franklin Delano Roosevelt. Kur ky i fundit vdiq, Truman i dha fund Luftës së Dytë Botërore, duke hedhur bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Arritjet e tij të tjera presidenciale, përfshijnë ndihmën për rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore (Plani Marshall), dhe zhdukjen e ndarjes racore në ushtrisë amerikane. Ai ishte i vetmi president amerikan i shekullit XX-të, pa një diplomë universitare.

Adolf Hitler

I njohur për botën si udhëheqësi i pamëshirshëm i Gjermanisë naziste, ideja e tmerrshme e nacionalizmit të Adolf Hitlerit, shkaktoi vdekjen e mbi 50 milionë njerëzve. Shumëkush i njeh bëmat e mëdha ushtarake të Hitlerit, “Mein Kampf”-in, dhe ngjitjen e tij në pushtet.

Megjithatë, rinia e tij ishte çuditërisht e pakuptimtë. Në ditëlindjen e tij të 18-të, ai kishte braktisur shkollën, kishte humbur të dy prindërit, dhe endej nga një jetimore në tjetrën. Fillimisht, Hitleri shfaqi një interes të madh në pikturë, por u refuzua dy herë nga Akademia e Arteve të Bukura në Vjenë.

Pikëpamjet e tij etnocentrike, mund të jenë zhvilluar pas përpjekjeve të tij të dështuara për t’u bërë artist. Ideologjitë e tij u ndikuan në Vjenë nga dy liderë politikë antisemitë, kryebashkiaku i Vjenës Karl Lueger dhe politikani Georg von Schonerer. Perspektivat raciste të Hitlerit vazhduan të rriteshin, kur ai u ngjit në pushtet.

Julian Assange

Julian Assange, është përfaqësuesi kryesor i një autodidakt modern. Shumëkush e njeh emrin e tij dhe ngjarjet e lidhura me të 10 vitet e fundit. Ai është themeluesi i uebsajtit WikiLeaks, dhe tejet i aftë në hakerim dhe dekodimet kompjuterike. Assange është përgjegjës për publikimin e e-maileve të Konventës Kombëtare të Demokratëve në SHBA në prag të zgjedhjeve të fundit presidenciale, videove të krimeve të luftës, dhe dokumenteve të tjera të klasifikuara, kryesisht të autoriteteve amerikane.

Disa e quajnë një kriminel që kërkon vëmendje, ndërsa të tjerë e lavdërojnë për zbulimin e të vërtetave të errëta të qeverisë amerikane. Por pak e dinë se Assange u rrit në Queensland të Australisë, ku dhe kaloi shumicën e jetës së tij rrugëve me nënën dhe njerkun.

Në total, ai frekuentoi 37 shkolla të ndryshme, pa patur në asnjë rast një vijueshmëri normale. Ai filloi të piratonte dhe të programonte qëkur ishte 16 vjeç, pasi e ëma i bleu kompjuterin e tij të parë. Prirja e tij për matematikën, dhe koeficienti i lartë i inteligjencës kontribuuan në talentet e tij. Ai nisi studimet në Universitetin e Melburnit, por nuk arriti kurrë që të diplomohet.

Tags: adolf hitlerautodidaktëtHarry S. TrumanhistoriJulian AssangeLeonardo da Vincishquar

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Astrit Patozi ironizon me shkarkimin e 8 drejtuesve të burgjeve: Ta kesh drejtorin shok qelie

Astrit Patozi ironizon me shkarkimin e 8 drejtuesve të burgjeve: Ta kesh drejtorin shok qelie

Martial mbanë në luftën për titull Manchester United

Martial mbanë në luftën për titull Manchester United

Rama: Fitorja, përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona

Analiza gjermane/ Dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Financial Times: Izraeli pritet të shtojë sulmet ndaj Hezbollahut pas luftës me Iranin
Bota

Financial Times: Izraeli pritet të shtojë sulmet ndaj Hezbollahut pas luftës me Iranin

by mirseda
13:27 | 01/04/2026
0

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të shtojnë sulmet kundër milicive të Hezbollahut në Libanin jugor sapo...

Kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge

Kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge

13:19 | 01/04/2026
Trump sinjalizon fundin e luftës me Iranin, tregjet rriten dhe nafta bie

Trump sinjalizon fundin e luftës me Iranin, tregjet rriten dhe nafta bie

12:57 | 01/04/2026
Irani sulmon objektet e Amazon Web Services në Bahrein

Irani sulmon objektet e Amazon Web Services në Bahrein

12:35 | 01/04/2026
U tha se kanë bashkëpunuar me PS, anëtarët e PD-së Durrës shkkojnë në seli:  Dua takim me Berishën,

U tha se kanë bashkëpunuar me PS, anëtarët e PD-së Durrës shkkojnë në seli: Dua takim me Berishën,

12:01 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com