Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Greqi, mijëra refugjatë në kushte të mjerueshme

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Greqi, mijëra refugjatë në kushte të mjerueshme

Mbi 3.000 refugjatë të cilët ndodhen në kampet dhe tendat në Lesbos, Chios dhe Samos nuk kanë ngrohje. Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Greqi, Boris Cheshirkov, tha se në ishujt grekë në kushte të papërshtatshme për dimër jetojnë mbi tre mijë refugjatë.

Cheshirkov tha se në rajon, dimri është në prag të ardhjes. Ai shtoi më tej se bashkë me dimrin do të vinë reshje dhe temperatura të ulëta, dhe nga këtu, prioritet kryesor i tyre do të duhet të jetë ulja e numrit të refugjatëve nëpër kampe.

“Në kampet dhe tendat në Lesbos, Chios dhe Samos ndodhen mbi 3.000 refugjatë të cilët nuk kanë ngrohje”, tha Cheshirkov, për të shtuar se refugjatët përfshirë familjet me fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna jetojnë në kushte të papërshtatshme.

Panagiotis Pachopoulos, nga organizata joqeveritare Arsis, e cila ndihmon refugjatët në ishullin Chios, u ankua edhe për kapacitete të pamjaftueshme për akomodimin e refugjatëve.

Ai thotë se në ishull ndodhet vetëm një kamp i cili mund të pranoj një mijë persona. “Kapacitetet janë të pamjaftueshme. Situata është e rëndë. Në vend të kontenierëve, këta njerëz jetojnë në tenda”, tha Pachopoulos.

Ai u ankua edhe për mungesë të ngrohjes, për të shtuar se për ujë të ngrohtë as që diskutohet. “Njerëzit presin në radhë për ushqim dhe ujë. Kur ka të reshje shiu, është e pamundur të mbrojnë sendet e tyre”, sqaron ai.

Në ishujt e Greqisë, aktualisht presin 15.000 refugjatë me status të pazgjidhur të tyre. Në përputhje me situatën e krijuar, qeveria greke ka marrë një vendim për transferimin e 2.000 refugjatëve nga ishulli, ndërsa OJQ-të i apeluan kryeministrit Alexis Tsipras që asnjë refugjat të mos mbetet në ishuj.

Tags: Greqimijeranë kushteRefugjatetë mjerueshme

TË LIDHURA

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit
Bota

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit

12:22 | 16/06/2025
NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
Bota

NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

11:53 | 16/06/2025
Presidenti i Iranit thirrje kombit: Të luftojmë të bashkuar, nuk jemi ne agresori
Bota

Presidenti i Iranit thirrje kombit: Të luftojmë të bashkuar, nuk jemi ne agresori

11:20 | 16/06/2025
Next Post
Putin rrit masat e sigurisë pas kërcënimeve të ISIS

Putin rrit masat e sigurisë pas kërcënimeve të ISIS

Koreja e Veriut nuk tërhiqet, në prag të një testimi tjetër bërthamor

Koreja e Veriut nuk tërhiqet, në prag të një testimi tjetër bërthamor

Kur dhjetëra mijëra fëmijë evropianë u nisën në një Kryqëzatë për çlirimin e Jerusalemit

Kur dhjetëra mijëra fëmijë evropianë u nisën në një Kryqëzatë për çlirimin e Jerusalemit

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë
Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë

by mirseda
14:25 | 16/06/2025
0

Një 83-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës...

Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla

Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla

14:22 | 16/06/2025
Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

14:19 | 16/06/2025
Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

13:50 | 16/06/2025
Falja e gjobave, SPAK vendos mosfillimin penal – Adriana Kalaja ankimon çështjen

Falja e gjobave, SPAK vendos mosfillimin penal – Adriana Kalaja ankimon çështjen

13:48 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com