Një 34-vjeçar nga Lezha është arrestuar me akuzën e transportimit të duhanit kontrabandë. Në rrugën Lezhë-Milot, është kapur një mjet fugon tip ‘Benz’, në të cilin kishin 700 kg duhan të grirë. Personi i arrestuar është Erzen Halihakajn.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 19.10.2017, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën Lezhë – Milot, u konstatua një mjet fugon tip Benz ku brenda tij kishte 700 kg duhan të grirë, i paketur gati për shitje.
Në lidhje me këtë, u arrestua në flagrancë poseduesi i tyre, pasi nuk dispononte asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli, konkretisht shtetasi:
– Erzen Halihakaj, 34 vjeç, banues në Malësi e Madhe – Shkodër.
Veprat penale në ngarkim të tij “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë ” parashikuar nga nenet 172, 178, 180 dhe 288/a të Kodit Penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.