https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/362946894150054/
Pas lajmit se Prokuroria për Krimet e Rënda ka nxjerrë një mandat arresti për ish-ministrin Saimir Tahiri, situata politike në vend është shumë e nxehtë. Pak më herët Tahiri doli nga banesa e tij dhe për gazetarët që e prisnin jashtë tha “nuk keni parë gjë akoma” dhe u largua.
Tani jashtë banesës së Tahirit janë mbledhur me dhjetëra simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë ndalë në mbështetje të ish-ministrit të brendshëm.
Prokuroria i ka bërë më herët kërkesë Kuvendit që ti heq mandatin e deputetit Tahirit në mënyrë që policia ta arrestojë.
Kuvendi akoma nuk është mbledhur për të marrë vendimin e tij, por simpatizantët tek shtëpia e Tahirit sa vijnë dhe shtohen. Në orët në vijim pritet arrestimi i tij.